Search

Nesër fillon vendosja e njehsorëve për ngrohje në banesat e Prishtinës

July 26, 2022


Nesër fillon vendosja e njehsorëve për ngrohje në banesat e Prishtinës, konsumatorë të Termokos-it.

“I gjithë procesi është i lehtë dhe i shpejtë. Video ilustrimi shpjegon procesin e instalimit në vetëm dy hapa. Krejt çka duhet nga ju, është të jeni në shtëpi për vetëm 30 min sa zgjatë instalimi”, thuhet në postimin në rrjete sociale.

Ndryshe, instalimi i matësve dixhital dhe valvulave termostatike, bëhet falas nga ekipi i specializuar i Prishtina HeatSave.

Vendosja e tyre do të ndryshojë metodën e deritanishme të faturimit. Fatura e ngrohjes nuk do të paguhet në bazë të metrave katrore por në bazë të konsumit.

Kjo metodë u jep konsumatorëve të Termokos-it mundësi që përmes kontrollimit të shpenzimeve të kursejnë edhe buxhetin e tyre familjar.