Search

Neneziq: Marrëveshja nënkupton se veriu është pjesë e sistemit energjetik të Kosovës

23 Qershor, 2022


Avokati serb Dragutin Neneziq, ka vlerësuar se arritja e dakordit të martën mes për një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes për energji, nënkupton se më nuk ka dilemë se komunat veriore të Kosovës janë përfshirë në sistemin energjetik të Kosovës.

Në një opinion për Kossev, Neneziq, që punon si konsulent në fushën e infrastrukturës, energjisë, ekologjisë dhe politikave publike, ka thënë se marrëveshja për energjinë në veri nuk u ofruan shumë serbëve në veri të Kosovës dhe mund të ndikojë negativisht në pozitën e tyre.

“Nëse kishte dilemë për dikë, tashmë nuk mund të ketë – dhe me zbatimin e këtij dokumenti, veriu i Kosovës është absorbuar plotësisht në sistemin energjetik të Prishtinës. Ka pabarazi të shumta në favor të Prishtinës. Marrëveshja do të fillojë kur autoritetet e Prishtinës, pa ndonjë afat dhe kushte të përcaktuara (pra me diskrecion të plotë), të licencojnë Elektroseverin. Mirëpo, nëse dikush nga ana e Prishtinës (ZRRE, KOSTT apo KEDS) nuk vepron brenda afateve të përcaktuara me këtë dokument, pasojat do t’i bartë vetëm Elektroseveri dhe mund t’i revokohet licenca. Në këtë kuptim, pozita e Elektroseverit duket e pasigurt dhe ka shumë të ngjarë të jetë e përkohshme. Kjo marrëveshje nuk u ofron shumë serbëve në veri të Kosovës dhe mund të ndikojë negativisht në pozitën e tyre”, ka shkruar Neneziq.

“Elektroseveri mund të përjetojë lehtësisht fatin e fusnotës së famshme – të shkrihet, zhduket e harrohet”, ka thënë ai.

Të martën është arritur dakord në Bruksel mes zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi dhe drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, për udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë të dakorduar në vitin 2013.