Në Serbi do krijohet fabrikë për prodhimin e makinave gjermane
July 03, 2023

Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta
Një prodhues gjerman i automobilave, i paidentifikuar, planifikon të ndërtojë një fabrikë në komunën perëndimore të Serbisë, të quajtur Cacak, një investim me vlerë të paktën 90 milionë euro.
Kompania planifikon të hapë terren për fabrikën në tetor, tha Vuçiç në një postim në Instagram, të hënën.
Kompania do të punësojë 800 punëtorë në fabrikë, shtoi ai.
“Deri në verën e ardhshme, ne do të marrim pjesë në hapjen e kësaj fabrike të madhe, e cila do të thotë shumë, jo vetëm për qytetin tonë, por edhe për të gjithë Serbinë”, ka njoftuar kryebashkiaku i rrethit Cacak, Milun Todorovic.
Hapësira e prodhimit dhe e zyrave, që shtrihet në rreth 60,000 m2, do të ndërtohet në disa faza.
Kurse muajin e kaluar, prodhuesi japonez i motorëve elektrikë, Nidec Corporation, hapi një fabrikë në qytetin verior Novi Sad.
//Monitor.Al