Search

Në mbledhjen e mbajtur sot, Bordi i ZRRE licencon projektin e parë të erës në Bajgorë

15 Tetor, 2021


Kosovës i është shtuar edhe një gjenerator i prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme të energjisë, pas vendimit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji në mbledhjen e sotme.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur mbledhjen e katërt për këtë vit, në të cilën ka aprovuar kërkesën e kompanisë SOWI Kosovo për licencim të aktivitetit të prodhimit të energjisë elektrike nga turbinate e erës, në kuadër të projektit Selaci 1.

Me anë të këtij vendimi, Bordi i ZRRE-së ka autorizuar kompaninë SOWI Kosovo të fillojë prodhimin e rrymës nga burimet e ripërtëritshme të erës në Bajgorë, për njërin projekt me fuqi të instaluar prej rreth 35 megavatësh.

Fillon faza testuese për njërin projekt të erës në Bajgorë

Lexo më shumë

Bordi i ZRRE-së ka lejuar operimin e projektit Selaci 1 të SOWI Kosovo në periudhë 40 vjeçare, pasi kompania ka dorëzuar të gjitha dokumentet e nevojshme për përmbyllje të procesit të autorizimit.

Në seancë, Bordi ka miratuar edhe kërkesën për vazhdim të licencës për aktivitetet e shpërndarjes së energjisë termike për Termokos si dhe tri kërkesa tjera për marrje të autorizimit për vet-konsum.

Të gjitha vendimet e Bordit të ZRRE do të publikohen në faqen elektronike zyrtare të ZRRE.