Në mbledhjen e fundit Bordi i ZRRE lëshon 80 autorizime për vetë-konsum me kapacitet 1.8 megavat
May 20, 2024

Këtë muaj, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e pestë me radhë për këtë vit, në të cilën ka miratuar 80 autorizime për vetë-konsum me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 1.8 megavatësh.
Në të njejtën seancë, Bordi i ZRRE ka miratuar edhe bilancin afatgjatë të energjisë termike për periudhën 2024-2033 për ngrohtoren Termokos dhe atë në Gjakovë, si dhe planin zhvillimor pesë vjeçar dhe planin investiv 1 vjeçar të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes (KEDS).
Bordi i ZRRE-së gjithashtu ka shqyrtuar Raportin mbi Mangësitë dhe Rekomandimin për Sistemet Matëse të Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Raportin të Monitorimit për Ndërmarrjen Iber Lepenci.
Pjesë e shqyrtimit nga Bordi kanë qenë edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e sektorit si dhe të Zyrës së Rregullatorit për Energji.