Search

Në KOSTT është mbajtur takim me përfaqësues të MCC – tema të diskutimit ka qenë angazhimi i gjeneratave të reja në sektor si dhe barazia gjinore

15 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Fryma e re dhe kreativitetit në sektorin e energjisë u diskutua sot me delegacionin e programit Kompakt të MCC, thuhet në deklaratën e KOSTT për takimin e djeshëm në mes të dy palëve.

Për të avansuar edhe më tutje sektorin e energjisë në vend, përmes praktikave ndërkombëtare të drejta dhe të barabarta, Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri me bashkëpunëtor, priti sot në takim ekipin ndërkombëtar nga Millenium Challenge Corporation, MCC dhe të projektit JETA (Just and Equitable Transition Acceleration Project) i programit Kompakt me MCC, në përbërje të Znj. Jozefina Cutura – Përfshirja Gjinore dhe Sociale MCC, z. Koby Amponsah – Monitorim dhe Vlerësim MCC, z. Mitzi Hanold – Zhvillim i Kapitalit Njerëzor MCC, z.Andreas Meyn – Konsulent për Fuqi Punëtore, z. Janna Fortmann – Lidere e Ekipit të TetraTech (Aktiviteti i Përfshirjes Gjinore – Projekti JETA) dhe z.Gramos Buçinca – Projekti JETA.

Ringjallja e fuqisë punëtore në sektor dhe kombinimi i përvojës së profesionistëve shumëvjeçar me energjinë dhe vizionin e freskët dhe ideve të reja të profesionistëve të rinj krijon një forcë punëtore të ekuilibruar për të adresuar sfidat dhe zhvillimin e një sektori energjetik të qëndrueshëm dhe të avancuar në aspekte të ndryshme.

KOSTT e njoftoj delegacion e MCC që është në proces të krijimit të një asociacioni që fokusohet në mbështetjen dhe fuqizimin e profesionistëve të rinj në fushën e inxhinierisë elektrike i cili synon të sigurojë një platformë për rrjetëzim, zhvillim profesional dhe shkëmbim njohurish midis inxhinierëve të rinj.

Me këtë rast z. Zeqiri shprehu falënderimin e tij për kontributin e vazhdueshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes MCC dhe programeve tjera në zhvillimin dhe modernizimin e Sistemit të Transmetimit të Republikës së Kosovës.