Search

Në KEK për momentin po prodhohen rreth 570 megavat rrymë në orë

21 Shtator, 2022


Për momentin, në Korporatën Energjetike të Kosovës janë dy njësi të termocentralit Kosova B në operim, dhe një njësi e termocentralit Kosova A.

Njësia B1 është duke prodhuar pak më pak se 240 megavat energji elektrike në orë, ndërsa njësia B2 rreth 200 megavat orë energji elektrike, raportojnë burime të brendshme në KEK.

Për më shumë, në termocentralin Kosova A është një njësi aktive, njësia A3, e cila po prodhon diku rreth 135 megavat energji elektrike në orë.

Pas rikthimit, njësia B2 po prodhon 60 megavat më pak

Lexo më shumë