Në javën për zhvillim të qëndrueshëm sot diskutohet bujqësia dhe prodhimi i ushqimit / shpyllëzimi dhe mbrojtja e biodiversitetit
June 03, 2021

Java për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, ngjarja më e madhe e sektorit të energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm, po vazhdon me ditën e tretë të konferencës. Sipas programit të publikuar, në kuadër të aktiviteteve të Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë sot do të trajtohet bujqësia dhe prodhimi i ushqimit / shpyllëzimi dhe mbrojtja e biodiversitetit.
Imri Demelezi, zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Miran Vatovec, Përfaqësues i BE-së në Kosovë, Fatos Lajqi, Drejtori Ekzekutiv i OJQ-së Era, Halil Ibrahimi, Profesor në Universitetin e Prishtinës, Mladem Đokić, Kryetar i Shoqatës së Bletarëve, në rajonin e Graçanicës janë pjesë e panelit të parë dhe të vetëm për ditën e tretë, në të cilin do të diskuhet mbi zhvillimin e bujqësisë dhe prodhimin i ushqimit, ndërkaq diskutimi do të prek edhe shpyllëzimin së bashku me mbrojtjen e biodiversitetit. Ky panel do të moderohet nga Kaltrina Rexha, Koordinatore e Projektit tek INDEP.
Edicioni i katërt i ‘Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë (KSDW)’, ngjarjes më të madhe të zhvillimit të qëndrueshëm në Kosovë, ka filluar më 31 maj dhe do të përfundojë më 11 qershor 2021.
Kjo ngjarje ndër vite organizohet nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, GIZ, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) dhe Balkan Green Foundation (BGF).
Ndryshe, gjatë kësaj jave do të diskutohen një numër temash, që në fokus kanë sektorin e energjisë dhe të mjedisit, dhe zhvillimin e qëndrueshëm.