Search

Ndërtimi i stacioneve të karburantit të LNG po rritet me shpejtësi

08 Gusht, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Rritja në ndërtimin e më shumë stacioneve të gazit natyror të lëngshëm, LNG, është nxitur kryesisht në emër të qëndrueshmërisë.

LNG ofron një reduktim të ndjeshëm të emetimeve të CO2 mbi karburantet me naftë dhe i përshtatet transportit për distanca të gjata, për të cilat kamionëve me lëvizje elektrike ende u mungon diapazoni. Ky është veçanërisht rasti për kamionët që punojnë me bio LNG, i cili krijohet nga lëndë organike si ushqimi ose mbetjet e kafshëve gjatë tretjes anaerobe (AD) për të prodhuar biogaz të pasur me metan.

Deri më tani, rritja më e fortë e ndërtimit në stacionet LNG ka qenë në Gjermani, ku pjesërisht falë stimujve të qeverisë tani ka mbi 70 stacione, krahasuar me tre në 2018, sipas Volvo, megjithëse rritja atje tani është ngadalësuar.

Sfidat e ndërtimit

Ndërsa vetë ndërtimi i stacioneve të karburantit LNG është relativisht i shpejtë dhe lejon dizajne të përsëritshme, sfida shpesh vjen përpara se të fillojë ndërtimi.

Shpesh, marrja e lejeve të ndërtimit për objekte të tilla mund të përfundojë si një proces i mundimshëm, të paktën në vendet e Beneluksit. Konkurrentët e shqetësuar për vendosjen e një objekti të ri shumë afër stacionit të tyre mund të ngrenë gjithashtu kundërshtime. Për shembull një stacioni të LNG, që tani është në ndërtim, i’u deshën tre vjet për të marrë një leje.

Por në vende të tjera, si Franca, ka sfida të ndryshme. Atje, stacionet e karburantit zakonisht qëndrojnë në autostrada dhe mund të jenë në vende të largëta. Kjo do të thotë se ka më pak problem me kundërshtimet ndaj skemës, por në disa raste, kompanitë duhet të ndërtojnë teknologji shtesë për ta bërë pikat e karburantit funksionale.

Për shembull, në një vend të ndërtuar së fundmi në Bonneville, në Francë, i cili ndodhet në male, ndërtuesi, Aecom, duhej të lidhte njësinë me Starlink (kompaninë e Elon Musk e cila promovon lidhjen me internet në të gjithë botën duke përdorur satelitë rreht orbitës së Tokës) për të lidhur të gjitha sistemet me internetin.
//Media Ndërtimi.Info