Search

Ministrja takon përfaqësuesit e KEK, disktuohet për investimet në blloqet e termocentralit

01 Mars, 2024


Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli priti në një takim njoftues Ushtruesin e Detyrës (U.D.) të Drejtorit të ri të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Bekir Gërguri, U.D. zëvendësdrejtorin, Ramadan Budakova, drejtorin e Departamentit për Planifikim Strategjik, Përparim Kabashi dhe kryesuesin e Bordit, Arton Ahmeti.

Gjatë takimit u bisedua rreth çështjeve strategjike të ndërmarrjes, me fokus të veçantë në investimet e planifikuara për rehabilitimin e bllokut A3 dhe modernizimin e blloqeve të TC Kosova B, projekte këto të rëndësishme për qëndrueshmerinë e sigurisë së furnizimit me energji elektrike në vend.

Rizvanolli u ka uruar sukses në punë krerëve të sapoemëruarve të KEK-ut, ndërsa Përparim Kabashin e falenderoi për kontributin e bashkëpunimin e mirë si U.D. i deritanishëm i KEK-ut, me bindjen se ky bashkëpunim i rëndësishëm do të vazhdojë tutje.