Search

Ministrja paralajmëron subvencione për panele solare dhe sisteme të ngrohjes për qytetarët

07 Shtator, 2023


Krahas dy thirrjeve për subvencione për masa të efiçiencës që janë aktualisht duke u zhvilluar, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka paralajmëruar edhe dy thirrje tjera për subvencione për qytetarët.

“Në skemën aktuale, përvec dy thirrjeve që janë aktualisht do të hapen edhe dy thirrje të tjera në vijim për familjet, edhe një për bizneset”, ka thënë Ministrja Rizvanolli në intervistën në Tëvë1, përcjell Kosovo.Energy.

Njëra nga thirrjet që së shpejti do të hapet për qytetarët është ajo për sisteme të ngrohjes, ndërsa tjetra është për panele fotovoltaike solare për qytetarët.

“Dy thirrjet që i presim në vijim, e para brenda disa ditësh, është thirrja për pajisje të ngrohjes, që do të jetë e ngjashme me atë të vitit të kaluar. Ndërsa tjetra është dicka e re, e cila do të lansohet pak më vonë”, ka thënë Ministrja, ndërsa ka bërë të ditur se thirrja e dytë është për sisteme solare fotovoltaike për familje.

ZRRE miraton rregullën për vet-konsumatorët dhe disa projekte të energjisë së ripërtëritshme me kapacitete të mëdha

Lexo më shumë

“E dyta është për sisteme solare fotovoltaike për familje”, ka thënë Ministrja Rizvanolli, përcjell Kosovo.Energy.

Ndryshe, duket se përpjekjet e Kosovës për të shtuar kapacitetet prodhuese energjetike nga energjia elektrike për vet-konsum janë rritur ndjeshëm.

Pak kohë më parë, në mbledhjen e tyre të rregullt Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji kishte miratuar rregullën për vet-konsumatorët.

“Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulle, konsumatorët e energjisë elektrike të të gjitha niveleve të tensionit mund të fitojnë statusin Prosumator apo Vet-Konsumues, si dhe do të kompensohen me anë të faturimit neto për energjinë që ata injektojnë në rrjet”, thuhej në komunikatën e Bordit të ZRRE pak kohë pas mbledhjes, përcjell Kosovo.Energy.

Kosovë: Nga sot vendosja e paneleve solare për konsum familjar pa leje ndërtimore

Lexo më shumë

Për të mos u ndalur këtu, në vijim, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infratrukturës, Liburn Aliu kishte njoftuar qytetarët se më nuk do të ketë nevojë për për leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare për konsum familjar.

“Në kuadër të punës sonë për Dekarbonizim dhe në përputhshmëri me Acquis të BE-së, kemi bërë Ndryshimin dhe Plotësimin e Udhëzimit Administrativ MMPH 08/2013 për Ndërtimet për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimore, rrjedhimisht, qytetarët nuk do të kenë nevojë që të pajisen me leje ndërtimore për vendosjen e paneleve solare fotovoltaike për konsum familjar, me kapacitete të instaluara deri në 7 W”, kishte shkruar Ministri Aliu në Facebook pas vendimit.

/Kosovo.Energy