Search

ZRRE miraton rregullën për vet-konsumatorët dhe disa projekte të energjisë së ripërtëritshme me kapacitete të mëdha

18 Gusht, 2023


Në seancën e tetë të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji të mbajtur më 18 gusht është miratuar rregulla për vet-konsumatorët me burime të ripërtëritshme.

“Me hyrjen në fuqi të kësaj rregulle, konsumatorët e energjisë elektrike të të gjitha niveleve të tensionit mund të fitojnë statusin Prosumator apo Vet-Konsumues, si dhe do të kompensohen me anë të faturimit neto për energjinë që ata injektojnë në rrjet”, thuhet në komunikatë.

Bordi gjithashtu ka autorizuar ndërtimin e projektit solar prej 150 megavatësh në Komunën e Gjakovës për ndërmarrjen Solar Energy Group Europe, si dhe dhënien e autorizimit për projektet tjera solare me 1 megavat për ndërmarrjen Eling Group, si dhe një tjetër prej 6 megavatësh, për Energy Development Group, përcjell Kosovo.Energy.

Gjithashtu, Bordi ka trajtuar kërkesat për Wind Park Zatric me kapacitet total të dy projekteve prej 70 Më, të cilat do të trajtohen sipas kornizës së rregulluar.

Në fund, Bordi ka miratuar disa kërkesa për furnizim me energji elektrike për ndërmarrjet Eurosol&Energy LTD, MCM COMMODITIES dhe MONTING.

/Kosovo.Energy