Search

Ministria e Ekonomisë publikon infografika: Kliko për detajet dhe kriteret rreth aplikimit për subvencionet e reja

September 25, 2023


Qeveria e Kosovës ka ndarë 30 milionë euro, për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje. Përmes kësaj skeme, synohet jo vetëm të ulet çmimi në fatura të rrymës, por edhe të rriten gjasat për furnizim të rregullt me energji.

Aplikimi ka nisur nga data 22 shtator në platformën online të Qeverisë se Kosovës, E- Kosova dhe do të zgjasë deri më 25 nëntor 2023.

Ndërkohë, Ministria e Ekonomisë ka vazhduar fushatën e informimit të qytetarëve për të bërë më lehtë të kuptueshëm procesin e ndarjes së subvencioneve.

Në postimin e fundit në rrjete sociale, Ministria e Ekonomisë ka shpërndarë infografika të cilat tregojnë detajet dhe kriteret rreth aplikimit për subvencionimin e pajisjeve efiçiente për ngrohje me mbështetjen e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Afati i fundit për aplikim është deri më 22 nëntor ndërsa aplikimi mund të bëhet duke klikuar KËTU.