Search

Ministria e Ekonomisë mban Sesione të Energjisë për stafin në zhvillimin dhe integrimin e tregut të energjisë

23 Korrik, 2021


Ministria e Ekonomisë (ME) në bashkëpunim me ekipin e Projektit të financuar nga USAID ESA (Aktiviteti i Qëndrueshmërisë së Energjisë në Kosovë), më 22 dhe më 23 korrik kanë mbajtur dy sesione të energjisë, për të rritur kapacitetet dhe aftësitë e stafit të Departamentit të Energjisë në ME në lidhje me zhvillimin dhe integrimin e tregut të energjisë.

Këto punëtori janë mbajtur në kuadër të Seancave të Energjisë në tregjet e energjisë elektrike, që ESA u ofron institucioneve të energjisë në Kosovë.

Takimet janë zhvilluar me fokus në tregjet e energjisë elektrike me shumicë dhe duke përfshirë elemente praktike si dhe teorike, të bazuara në përvojat e shteteve Nordike dhe Gjermania, mbi zgjidhjet e ç’ekuilibrave, operatorët e sistemeve të transmetimeve, rolet e akterëve të ndryshëm biznesor në furnizimin e energjisë elektrike etj.

Punëtori të tilla u ofrojnë Departamentit të Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë si dhe akterëve të tjerë institucional të energjisë, mundësinë të qëndrojnë të informuar me praktikat dhe njohuritë e fundit të fushës.