Search

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, priti në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, diskutojn projektet për zvogëlimin e gazrave serrë

26 Prill, 2021


Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka njoftuar në uebfaqen e tyre zyrtare se Ministri, Liburn Aliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Christoph Weidinger.

Njoftimi lexoj se palët biseduan rreth prioriteteve të Ministrisë që udhëheq Aliu, si dhe bashkëpunimin për çështje me interes të përbashket.

E rëndësisë së theksuar nga diskutimi në takimin e mbajtur sot, sipas njoftimit, ishin projektet përkatëse që kanë të bëjnë me zvogëlimin e emsioneve të gazrave serrë, sidhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë.

Gjersa në fund, njoftimi lexoj se Ministri Aliu falënderoj ambasadorin Austriak për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm, teksa poashtu shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunime të mëtutjeshme që kanë për qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit.

Ministri Aliu: Të gjitha shqetësimet për hidrocentralet do të trajtohen me hollësi

Lexo më shumë