Search

Mësoni si të bëni llogaritjen e faturës tuaj mujore me Termokos

02 Shkurt, 2021


Në tetor të vitit 2020, Bordi i Rregullatorit për Energji kishte vendosur mbi tarifat e reja të energjisë termike të ndërmarrjes së Termokosit.

Sipas vendimit, të hyrat e lejuara maksimale për Ngrohtoren Qendrore ‘Termokos’ për sezonën e ngrohjes 2020 – 2021 do të jenë në vlerë prej 6,960,802 eurove.

Konsumatorët shtëpiakKonsumatorët komercial
Me njehsor (cmimi për kW)0.78 euro për kilovat0.78 euro për kilovat
Pa njehsor (cmimi për m2)0.76 euro për m20.95 euro për m2

Bazuar në këto të hyra, konsumatorët të cilët posedojnë njehsorë për matje të energjisë termike të shfrytëzuar do të paguajnë 0.78 euro për kilovat.

Ndërsa, për konsumatorët që nuk posedojnë njehsor matja bëhet sipas madhësisë së sipërfaqes së objekteve. Në këtë rast, konsumatorët e kategorisë së amvisërisë do të paguajnë 0.76 euro për metër katror ndërsa konsumatorët komercial, rreth 0.95 euro për metër katror.

Nuk kam njehsor, si të bëj llogaritjen e faturës mujore?

Llogaritja për konsumatorët që nuk posedojnë njehsor për ngrohje është fare e lehtë. Ju duhet t’i referoheni fletës poseduese të vendbanimit tuaj për të mësuar numrin e saktë të sipërfaqes së vendbanimit të llogaritur përmes metrave katror.

Nëse bëhet fjalë për vendbanim, numrin e saktë të metrave katror duhet ta shumëzoni me 0.76, ndërsa, nëse bëhet fjalë për hapësirë komerciale, atë duhet t’a shumëzoni me 0.95.

Në këtë rast, nëse banesa juaj ka sipërfaqe 100 metra katror dhe është e kyçur në rrjetin e Termokosit, fatura mujore për ngrohje do të jetë 76 euro. Ndërsa, për të njejtën sipërfaqe për biznese fatura mujore është 95 euro.

Kam njehsor, si të bëj llogaritjen e faturës mujore?

Konsumatorët e Termokos që shfrytëzojnë njehsorin për matje të konsumit duhet t’i referohen vlerave në njehsor për të bërë llogaritjen e faturës mujore të ngrohjes.

Kur bëhet fjalë për konsumatorët që kanë njehsor për ngrohje, sipas vendimit të Bordit të Rregullatorit të Energjisë tarifa për ngrohje për kategori të amvisërisë (vendbanim) dhe atyre komerciale është e njejtë dhe në vlerë prej 0.78 euro për kilovat.

Bazuar në këto të hyra, konsumatorët të cilët posedojnë njehsorë për matje të konsumit të energjisë termike do të paguajnë 0.78 euro për kilovat.

Për të bërë llogaritjen, ju duhet të shikoni të dhënat në njehsorin tuaj, dhe numrin e kilovatëve të shfrytëzuar duhet t’a shumëzoni me 0.78.

Në këtë rast, nëse njehsori tregon se keni shfrytëzuar 100 kilovat energji termike, atëherë fatura juaj mujore e Termokosit duhet të jetë në vlerë prej 78 eurosh.

Konsumatorët i kanë borxh Termokosit 16 milionë euro, ngrohja nis nga 15 tetori

Lexo më shumë