Më mirë vonë se kurrë: Ministrja Rizvanolli fton bizneset të marrin pjesë në seminarin informues për tregun e lirë të energjisë
June 06, 2025

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka ftuar bizneset të marrin pjesë në seminarin që do të mbahet mbi aspektet teknike të furnizimit me energji elektrike në tregun e hapur.
Rizvanolli thotë se në këtë takim, më 10 dhe 11 qershor, do të adresohen çështjet kryesore që janë ngritur së fundi në takim me bizneset dhe furnizuesit.
“Të dashur përfaqësues të bizneseve. Bazuar në nevojën dhe kërkesën tuaj, po organizojmë një seminar për të adresuar çështjet kryesore që janë ngritur në gjatë takimit të fundit me ju dhe furnizuesit. Ky seminar është vazhdimësi e diskutimeve paraprake dhe i paraprin një takimi B2B me biznese e furnizues, me qëllim që në takimin B2B të jeni sa më të përgatitur për të vlerësuar e negociuar kontratat më të favorshme për ju”, ka shkruar ajo në Facebook.
Seminari informues është planifikuar të mbahet me 10 dhe 11 qershor.
Për t’u regjistruar si pjesëmarrës ndiqni Link-un.
/Telegrafi