Më 27 janar mbahet mbledhja e parë e Bordit të ZRRE për këtë vit
25 Janar, 2023
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka paralajmëruar se më 27 janar do të mbajë mbledhjen e parë për këtë vit.
Sipas agjendës së publikuar, në mbledhje Bordi do të shqyrtojë përgjigjet e KOSTT dhe KEK ndaj raportit të monitorimit, si dhe kërkesën e KOSTT për Derogimet nga Kodi i Rrjetit të Transmisionit.
Në të njejtën mbeldhje, Bordi do të shqyrtojë edhe pesë kërkesa për marrje të autorizimit për vet-konsum, një nga të cilat vjen nga Kuvendi Komunal i Prizrenit.
Në pikat e vendosura në agjendë bën pjesë edhe shqyrtimi i taksave për kyçje dhe shërbime të KEDS si dhe i kontratës ndërmjet Termokos dhe KEK për çmimin e energjisë termike nga kogjenerimi.