Search

Mbretëria e Bashkuar do të kërkojë pika të rimbushjes për automjetet elektrike në ndërtesat e reja

24 Nëntor, 2021


Pika të rimbushjes për automjete elektrike do të kërkohen që të instalohen në ndërtesa të reja në Britani nga viti i ardhshëm sipas legjislacionit të ri që pritet të deklarohet nga Kryeministri i Boris Johnson, ka bërë të ditur zyrja e tij, përcjell Reuters.

Aty thuhet se rrgullat do të rezultojnë në 145,000 pika të reja të rimbushjes që do të instalohen në Angli në secilin vit deri në 2030, kur shitja e automjeteve me karburante fosile do të përfundoj në Britani.

Kërkesa do të apikohet në shtëpi të reja dhe ndërtesa jo rezidenciale si zyre dhe supermarket.

Poashtu do të aplikohet në ndërtesa që janë duke zhvilluar renovime të shkallës së gjerë.
Kryeministri Johnson do të shpallte legjislacionin e ri në një fjalim në konferencën vjetore të Konfederatës së Industrisë Britanike të hënën.

Përshpejtimi i investimeve në infrastrukturë do të lehtësojë tranzicionin drejt automjeteve elektrike si një nga elementet e gamës së gjerë të dokumentit kombëtar së Strategjisë Net Zero të publikuar nga qeveria Britaneze muajin e kaluar.