Mbi 645 mijë euro investime në efiçiencën e objekteve publike në Drenas
January 31, 2023

Pak ditë pas paralajmërimit të investimeve dhe nënshkrimit të marrëveshjeve me Komunën e Rahovecit dhe atë të Gjilanit për investime në masa të efiçiencës së energjisë në pesë shkolla publike në vlerë mbi 1.3 milionë euro, Drenasi ёshtё komuna e radhёs që do të pёrfitojë mbi 645 mijë euro nga pako e re tё investimeve, nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.
Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka nënshkruar pesë marrëveshje me Komunën e Drenasit për investime në masa të efiçiencës së energjisë në pesë objekte në këtë komunë, raporton Kosovo.Energy.
Bëhet fjalë për ShFMU “Migjeni”, “Shote Galica”, “24 Korriku”, “Shaban Polluzha” si dhe Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Nekoc.

1 milion euro investime në masa të efiçiencës në katër shkolla në Rahovec, nënshkruhet marrëveshja
Fondi i Kosovёs pёr Efiҫience tё Energjisё do të investoj më shumë se 645 mijë euro në renovimin e këtyre objekteve me masa efiҫiente: termoizolimi i mbështjellësit te ndërtesave (izolimi termik i mureve, dritare efiçiente si dhe izolimi i kulmit), ndërrimi kaldajës ekzistuese me atë efiçiente, pastrimin e rrjetit gypor, montimin e valvolave termostatike dinamike duke siguruar temperatura të brendshme sipas normave të kërkuara, si dhe punët elektrike qe përfshijnë ndërrimin e trupave ndriçues jo efiçient ne ato efiçient (LED), raporton Kosovo.Energy.
Ky investim mbështetet dhe financohet nga European Union in Kosovo, World Bank Kosovo dhe Ministria e Ekonomisë.
Ndryshe, në kuadër të pakos së re të investimeve, Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë ka nënshkruar së fundmi marrëveshje me Komunën e Gjilanit për investime në masa të efiçiencës së energjisë në shkollën ‘Abazi Ajeti’ në vlerë prej 350 mijë eurove.

350 mijë euro investime në masa të efiçiencës në shkollën ‘Abaz Ajeti’ në Gjilan
Për të mos u ndalur këtu, vetëm pak ditë më vonë, Fondi ka nënshkruar marrëveshje tjetër me Komunën e Rahovecit, këtë herë për investime në katër objekte shkollore në këtë komunë, në vlerë prej afro 1 milionë eurosh.
Investimet në masa të efiçiencës do të ndihmojnë në uljen e konsumit energjetik në këto objekte dhe rrjedhimisht, kursimin e energjisë elektrike.
/Kosovo.Energy