Search

Mbesin pa rrymë 460 qytetarë në Ferizaj, kompania e ndërtimit dëmton kabllon elektrike

05 Shkurt, 2024


Mbi 460 qytetarë në Ferizaj kanë mbetur pa energji elektrike pasi një kompani ndërtimi në këtë qytet e ka dëmtuar një kabllo elektrike.

Njoftimin e ka bërë publik vet Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) në faqen zyrtare në Facebook.

Sipas njoftimit të KEDS, dëmin duhet ta sanoj kompania që e ka shkaktuar atë derisa ka bërë të ditur se shpreson në sanimin sa më të shpejt të tij.

“Ju njoftojmë se dje pasdite në një lagje të Ferizajt një kompani ndërtimi gjatë gropimit ka shkaktuar dëme në kabllot elektrike dhe në stabilimente të KEDS-it. Me këtë rast rreth 460 konsumatorë në rrugën Cen Dugolli dhe Salih Çeku kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike. Me të pranuar informatën, KEDS ka informuar Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin komunal të Ferizajt. Është përgjegjësi e kompanisë të bëjë riparimin e dëmit të shkaktuar, për çka shpresojmë se do ta bëjë sa më parë që të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.