Search

Maqedonia e Veriut i dorëzon Komunitetit të Energjisë draftin e planit kombëtar për klimën

13 Tetor, 2020


Maqedonia e Veriut është pala e parë kontraktuese e Komunitetit të Energjisë që ka dorëzuar draft planin kombëtar për klimën (NECP) tek Sekretariati i Komunitetit të Energjisë.

Shqipëria dhe Gjeorgjia kanë njoftuar se edhe ata kanë dorëzuar NECP planet në Sekretariat, por për arsyje këshillimi dhe udhëzimi. Ndërkohë, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Ukraina janë ende në proces të shkrimit të planeve.

Për herë të parë, edhe vendet anëtare të BE-se dhe ato të Ballkanit Perëndimor kanë filluar përgatitjen e planeve NECP.

Këto plane përfshijnë një numër masah dhe aktivitetesh që ndihmojnë vendet të përmbushin qëllimet energjetike dhe të klimës të përcaktuara nga BE për deri në vitin 2030.

NECP planet e përgatitura nga vendet në rajonin e Ballkanit Perëndimor do të kenë strukturë të njejtë me ato të BE-së, por jo edhe qëllime të njejta, kjo pasiqë nuk janë anëtarë të BE-së.

Sipas procedurës dhe njoftimit, Sekretariati i Komunitetit të Energjisë do të publikojë rekomandimet mbi draft planin e Maqedonisë së Veriut, para konkludimit të verzionit të plotë të planit.