Search

Malushaj për projektin Bilfinger: Rindërtimi i Kosova A do të mundësonte më herët eksportin e energjisë elektrike

03 Shkurt, 2022


Hamdi Malushaj nga Evroenergie, që ishte kompani partnere vendore e Bilfingerit nga 2011 kur edhe erdhën gjermanët me propozimin për rindërtimin e Kosovës A.

Malushaj në një intervistë për RTK-në ka diskutuar për projektin tashmë të mirëpërmendur Bilfinger, i cili kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes.

Projeki është përmendur shpesh nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me urimin sikur Kosova do ta kishte përfunduar këtë projekt tani.

Malushaj ka shpjeguar se projekti ishte rruga më e shkurtër për Kosovën për të arritur stabilitetin e furnizimit me energji elektrike, pasi që sipas tij rinovimi i termocentralit Kosova A përmes projektit Bilfinger do të zgjaste vetëm 6 vjet, ndërsa ndërtimi i një termocentrali të ri do të zgjaste 8.vjet.

“Ka mundësi me rindertu, sepse rruga më e shkurtë ka qenë. Edhe kanë ardhur të gëzueshëm cka mundet me bo Kosova për vete”, tha ai.

“Asesi as skanë qenë investitorë, as skanë mendu me ardhë me punu pa pare tek ne, as ndihmë humanitare nuk ka pasur aty”, theksoi Malushaj.

“Ka pasur në oborr tonin, në kapacitete tona, e kanë parë të mundshme cfarë mund të bëjë Kosova për vete”, tha ai.

Poashtu, Malushaj bëri të ditur se me anë të këtij projekti në Kosovën A do të prodhoheshin 815MË dhe do të përfundonte për 6 vite. Ku koston financiare do ta mbulonte vet prodhimi i energjisë nga ato blloqe.

“Kemi fituar 60 milion euro për me shkatërru, me prish, me dekomisionu. E kemi fituar atë projekt. Cka ka qenë? 60 milion euro me rrënu me bo livadh, dhe Kosova ka pasur të bije në blerje dhe me importu energji”, tha ai.

“Mirëpo, ne patëm thënë bashkë me Gjerman, infrastruktura ekzituese vec toka që ekziston bashk me prurjen e thëngjillit, me largimin e hirit, rrjeti i lag përcuesve, hekurudha, uji, gjithcka ka bo 50% më lirë””, sqaroi ai.

Rindërtimi i Kosova A do të mundësonte më herët eksportin e energjisë elektrike

“Edhe të kanë thën, qysh e ke ti sot, e maron për 6 vite një termocentral të ri ski nevoj të jepësh para, po të mbetet i ri për 40 vite, 25 vjet garancion”, theksoi ai.

“Por, në fund të gjashtë viteve, gjatë rindërtimit me koston e berzës të atëhershme po folim në Hungari, ne e kishim 836 milion euro të hyra prej energjisë”, tha Malushaj.

Përfaqësuesi i Evroenergie deklaroi se kostoja totale e projektit, i cili do të përmbyllej pas gjashtë vitesh, do të ishte 1 miliard e 60 milionë euro.

Ai shpjegoi se në asnjë mënyrë një termocentral i ri nuk do të ndërtohej në më pak se 8 vjet.

Madje, ai tha se Kosova do të eksportonte edhe energji në atë hark kohor dhe do ta humbiste atë mundësi nëse do të zgjidhte ndërtimin 8-vjeçar të një termocentrali të ri.

“Ky bojke 1 miliard e 60 milion, diku cifra e fundit ka qenë, ti e bojshe 6 vite. Por nëse ti e krahasojshe me termocentralin Kosova e Re, që i riu në livadh, gjithcka prej fillimit nër 8 vite nuk mund të marohet në Gjermani cfarë kulture të ndërtimit kanë ata, leremo edhe zvarritjet tona se ne mund të bëjmë ndonjë gabim”, tha ai.

“Mirëpo, 8 vite ka qenë edhe i zotum. Për 8 vite ne i fitojshim 1 miliard e 580 milion euro të hyra, prej 815MË. Ai ka qenë 500 ky 815”, sqaroi ai.

Malushaj gjithashtu theksoi se Kosova do të përfitonte nga kriza aktuale energjetike nëse do të kishte zhvilluar projektin Bilfinger.

“Jo, jo sepse Kosova nuk e ka mbrri ende shpenzimin sa kish prodhu ky. Aty pari është. Në vitin 2021 ti kishe dal me shit energji, jo shumë, por kishe shit”, tha ai.

Kosova ka pësuar nga manipulimet për të faleminentuar tash energjetikisht

Megjithatë, ai theksoi se qeveritë nga viti 2011 e deri më sot duhet të mbajnë përgjegjësi për dështimet në sektorin e energjisë, përfshirë edhe projektin Bilfinger.

Malushaj këmbënguli se ishin grupet lobuese energjetike që i vunë kurth Qeverive të Kosovës, që ta lënë vendin pa kapacitete të reja prodhuese të energjisë elektrike.

Ai shpjegoi se ata shkuan aq larg sa zyrtarët e Kosovës nuk arritën të ndiqnin sugjerimet e ish-kancelares gjermane se Kosova duhet të zhvillojë projektin Bilfinger për rinovimin e termocentralit ‘Kosova A’.

“Këto faqe gjithmonë i kam pasur në dorë, edhe sot, edhe ja kam dërgu kryeministrave rend në imella të tyre, nashta i kanë ende të hapur, mirëpo i kam dërguar”, tha Malushaj.

“Kujdestarë fajtorë qeveritë 2011 deri sot. Sektori energjetik nuk e mendoj, prej kujt tjetër, përvecse lobistave, tregtarëve të energjisë, të cilët kanë folur anglisht përmes Brukselit e Ëashingtonit, dhe injoranca jonë e ka pranuar atë anglishte dhe sot nuk e kemi asnjë megavat gjenerim të ri prej energjisë së linjitit”, theksoi ai.

“Serbia për me ngulfat Kosovën ekonomikisht ka pasur edhe shpenzime, ka kryer edhe punë cfare ka mundur kundër sektorit të energjisë në Kosovë”, sqaroi ai.

“Lobistat tonë, qeveritë tona, kanë rënë në atë kurth, edhe nuk na kanë ndëgjuar dhe nuk e dijnë se është cka bëhet”, insistoi Malushaj.

“Qeveritë tona janë mashtruar, janë manipuluar prej carceve atëherë ndërkombëtar por ato kanë qenë tipike Serbe, asnjë ska qenë ndërkombëtare”, tha ai.

“Deri sa Angela Merkel, me gisht thotë bone, ti ke pas me ndëgju një bisht që e ka paguar Serbia ryshfet në Bruksel, dhe ti tash me ra në ndikimin e atij të Brukselit e nuk e ke ndëgju Kancelaren”, theksoi ai.

Malushaj po ashtu përmendi se presioni i ContourGlobal për ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’, apo edhe idetë e tjera të dështuara të sektorit të energjisë rezultuan në falimentimin e Kosovës nga pikëpamja energjetike.

“Dihet menjëherë kush e ka bërë këtë. Presioni i ContourGlobal dhe ideve tjera, mirëpo krejt kanë qenë manipulime që me falimentu ne energjetikisht”, sqaroi ai.

Malushaj për prezantimin disa faqe të Bilfinger: Mickey Mouse prezantim

Si ish-palë e përfshirë në përpjekjet për zhvillimin e projektit, Malushaj preku edhe propozimin famëkeq të jo më shumë se 20 faqe poëerpoint të Bilfinger drejtuar Qeverisë së Kosovës.

Malushaj tregoi se ata e quanin dokumentin një prezantim të Mickey Mouse, sepse përmbante vetëm 11 faqe përmbajtje.

Megjithatë, ai tha gjithashtu se ai dokument është vetëm një përmbledhje e një dokumenti prej 130 faqesh, të cilin ai nuk e publikoi apo ndau gjatë intervistës.

“Unë mundem ta themë pak në këtë far poëerpointin e famshëm që është bërë i famshëm, i thojshim ne në atë kohë është një Mickey Mouse prezentacion, sepse ne patëm konceptu që nuk lexojnë politika dhe nuk analizojnë kurgjo”, tha ai.

“Edhe prej 130 faqeve dokumenta serioz, u nxerr 11 faqe prezentacion. Mirëpo, që i thotë ato duke u
bazu në koncept iden”, tha Malushaj.

“130 faqe i kemi, unë këtu sot, mundem me jau shpalu një nga një, dhe i kam të gjitha, pa pjesën që ata asnjëherë një folder nuk e kanë dorëzuar këtu, sepse ka qenë ekzekutiv ndoshta”, tha ai.

Por duke marrë për bazë krizën e tashme energjetike, nevojën e madhe për rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe vënien e theksit të kryeministrit në mos-realizim të këtij projekti, a mund të ndodhë që të ketë tentetime për një projekt Bilfinger 2?

Malushaj theksoi se nëse lobistët nuk do të përfshihen dhe nëse Gjermania do ta kuptojë se siguria energjetike është siguri kombëtare për Kosovën, atëherë mundësitë ekzistojnë që të zhvillohet projekti.

“Po, mos mu manipulu prej lobistave, edhe Gjermania andej duhet me pa sigurinë nacionale të Kosovës është prodhimi i energjisë. Pa energji edhe mbijetesa e shtetit këtu është problem, dhe kshtuqë ne kemi të drejtë të prodhojmë deri në shpenzimet tona, besoj, që duhet me pa qeveria dhe mundësitë ekzistojnë fiks, pa asnjë problem”, tha ai.

“Krejt cka jemi vonuar është cmimi, krejt cka vonohesh më shumë është cmim më i madh”, theksoi ai.