Search

Mali Solar – vepra artistike që do të prodhojë 300 megavat orë rrymë për festivalin ‘Burning Man’

30 Prill, 2021


Artistët, arkitektët dhe disajnerët po gjejnë mënyra të reja për të luftuar ndryshimet klimatike në tokë. Tani, shumë kanë filluar diskutimet për të gjetur mënyra të prodhimit të energjisë elektrike pa dëmtuar mjedisin, e si duket kjo valë ka përfshirë edhe festivalet.

Burning Man është ndër festivalet më të njohura në botë. I organizuar cdo vit në SHBA, përveç programit artistik ky festival përqëndrohet edhe në art, komunitet dhe edukim.

Ndërmarrja e arkitekturës – NUDES ka disejnuar ‘Malin Solar’, projektin që mund të prodhojë deri në 300 megavat orë energji elektrike në hapësirë prej 1,500 hektarësh.

Rryma e prodhuar nga Mali Solar do të mund të përdorej për nevojat e festivalit.

Disejni i Malit Solar përmban një numër panelesh solare të përforcuara për të ashtuquajturën ‘shtyllë kurrizore’. Ndërsa për ndërtim është planifikuar përdorimi i materialeve të riziklueshme dhe miqësore ndaj mjedisit, i gjithë projekti do të ketë formë mali.

Projekti përbëhet nga katër njësi, secila me nga 182 panele solare me kapacitet prej 300 vatësh. Sipas studimeve paraprake, Mali Solar do të mund të prodhojë rreth 318,645 kilovat çdo vit.