Search

Lagjja Pejton së shpejti s’do të ketë më tela, aty po bëhet eliminimi i rrjetit ajror

07 Shkurt, 2024


KEDS ka njoftuar se po vazhdon përpjekjet për zhvendosjen e rrjetit të distribucionit nëntokë, duke eliminuar kësisoji rrjetet ajrore.

Më saktësisht, sot po vazhdon eliminimi i rrjetit ajror në lagjen Pejton në Prishtinë.

‘Me lagjen Pejton, numri i lagjeve të Prishtinës komplet pa tela shkon në katër. Ndërsa, KEDS ka zhdukur telat edhe në qendrat e rreth tridhjetë qyteteve anembanë Kosovës‘, ka shkruar KEDS përmes postimit në rrjete sociale.

‘Në hapa të sigurt, qendrave të qyteteve po u jepet një pamje e hijshme urbane. Për qytete pa tela! Për furnizim të qëndrueshëm e siguri në rrjet‘, kanë shkruar ata në përfundim të postimit.