Search

Kryetari Hyseni mirëpret përfaqësuesit e EIB dhe BERZH, flasin për ngrohjen qendrore në Gjilan

14 Janar, 2022


Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka pritur sot në një takim pune përfaqësuesit e EIB dhe BERZH-it, ku Gjilani është përfituese e projektit për sistemet e ngrohjes qendrore, mes tetë komunave të Kosovës.

‘Pata kënaqësinë që sot prita në takim përfaqësuesit e EIB dhe BERZH, ku në mesin e 8 komunave të Kosovës është edhe Gjilani si përfituese e projektit “Kosova, sistemet e ngrohjes qendrore SF dhe VNMS’, ka thënë Hyseni.

Projekti është bashkëfinancim nga Banka Evropiane e Investimeve dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe është i dedikuar për zhvillimin e studimeve të fizibilitetit (SF) dhe vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social (VNMS) për sistemet e ngrohjes qendrore (SNQ).