Warning: call_user_func_array() expects parameter 1 to be a valid callback, function '_wp_footnotes_kses_init' not found or invalid function name in /home/clients/ca8f8125f33cad91acfaa196229c32b2/kosovoenergy/wp-includes/class-wp-hook.php on line 307

Warning: call_user_func_array() expects parameter 1 to be a valid callback, function '_wp_footnotes_kses_init' not found or invalid function name in /home/clients/ca8f8125f33cad91acfaa196229c32b2/kosovoenergy/wp-includes/class-wp-hook.php on line 307
KOSTT priti në takim përfaqësuesit e grupit regjional të ENTSO-e - Kosovo.energy
Search

KOSTT priti në takim përfaqësuesit e grupit regjional të ENTSO-e

13 Qershor, 2024


Pak para përfundimit të afatit dy vjeçar të Marrëveshjes së Kyçjes ndërmjet KOSTT dhe ENTSO-E, të votuar në vitin 2022, KOSTT ka pritur përfaqësues të Grupit Regjional të Evropës Kontinentale (RGCE), trup i ENTSO-E, z. Laurent Rosseel dhe z. Albino Marques.

Të fundit po qëndrojnë në Kosovë për tu takuar me udhëheqës të sektorit të energjisë dhe më gjerë, me ç’rast u organizua edhe tryezë pune, ku u diskutua për rolin dhe sfidat e KOSTT, si dhe hapat e ardhshme që duhet ndërmarr deri në nënshkrim të Marrëveshjes së re për Kyçje.

Në pritje të tyre Kryeshefi Ekzekutiv i KOSTT z. Evetar Zeqiri, duke i falënderuar për rolin këshillues dhe miqësinë e deritanishme, fillimisht i njoftoi z. Rosseel dhe z. Marques, për funksionimin e sistemit elektroenergjetik të Kosovës, që nga 1 janar 2024, kur furnizuesi Elektrosever Sh.P.K, kompani e licencuar dhe e regjistruar sipas ligjeve të Republikës së Kosovës filloi të nominojë energjinë për katër komunat e veriut dhe me këtë ka marrë përgjegjësinë për konsumin e energjisë në veri.

Gjatë këtyre takimeve u diskutuan tema të ndryshme me rëndësi, si ndikimi i zbatimit të masave të propozuara nga Task Forca brenda kuadrit të ri të Marrëveshjes së Kyçjes, mbështetjen e vazhdueshme për bashkëpunimin rajonal me Operatorët e Sistemit të Transmetimit, masat e ndërmarra për të minimizuar devijimet e paqëllimshme, si dhe operimi i suksesshëm i ALPEX në Zonën e Ofertave të Kosovës, me ç’rast u vu theks i veçantë në mbështetje të KOSTT nga të gjitha palët e përfshira të sektorit të energjisë në Kosovë.

Synimi jonë është anëtarësimi me të drejta të plota në ENTSO-E, si një hap strategjik i rëndësishëm për të forcuar sistemin tonë energjetik, duke u integruar në tregun evropian dhe përmirësuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë e furnizimit me energji të Republikës së Kosovës.

Më 14 dhjetor 2020, Sistemi Elektroenergjetik i Kosovës (KOSTT) u bë zyrtarisht një zonë e pavarur rregulluese, duke u shkëputur nga Blloku SMM (Serbi, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut) dhe duke operuar brenda Bllokut Shqipëri-Kosovë në zonën sinkrone të Evropës Kontinentale të ENTSO-E, ngjarje shënon një arritje historike për Kosovën dhe një përparim të madh për KOSTT dhe sektorin elektroenergjetik të vendit.