Search

KOSTT nënshkruan marrëveshje të kyçjes me Dukagjini Solar për 192 megavat kapacitete solare

10 Mars, 2021


Operatori i Sistemit të Transmetimit të Kosovës ka njoftuar se ka nënshkruar marrëveshje të re për kyçje për dy projekte të energjisë solare. Marrëveshja përfshinë dy projekte me kapacitet të instaluar prej 96 megavatësh të kompanisë Dukagjini Solar.

‘Kryeshefi ekzekutiv i KOSTT z. Mustafë Hasani dhe drejtorët e kompanisë Dukagjini Solar, Cristopher James dhe Fadil Hoxha, nënshkruan Marrëveshjen për Kyçje në Sistemin e Transmetimit të kapaciteteve të reja gjeneruese nga burimet e ripërtëritshme të energjisë me diell, me kapacitet gjenerues prej 2x96MW’, ka shkruar KOSTT në njoftim.

Marrëveshja e re e kyçjes me Dukagjini Solar për projekte solare vjen pak ditë pasi KOSTT kishte nënshkruar marrëveshje tjetër të kyçjes me Solar Energy për kapacitete të reja gjeneruese nga dielli me kapacitet prej 150 MWp.

Sipas planifikimit, stacioni i ri gjenerues me diell me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 192 megavatësh do të kyçet në rrjetin transmetues 110kV përmes linjës së re e cila do të lidhet në NS 400/110 kV Peja 3.

Projektet pritet të fillojnë prodhimin në vitin 2023.

‘Bazuar në aplikacionin e kompanisë Dukagjini Solar dhe në pajtueshmëri me Kodin e Kyçjes dhe Metodologjinë e Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Transmetimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjes për Kyçje në Sistemin Transmetues, SGjED 20/110kV Terstenik me kapacitet prodhues 96MW dhe SGjED 20/110kV Sverke gjithashtu me kapacitet prodhues 96MW e cila do të ndërtohet në Komunën e Pejës nga Dukagjini Solar sh.p.k, pritet që të fillojë me gjenerimin e megavateve të parë në vitin 2023’, ka thënë KOSTT në njoftim.

KOSTT nënshkruan Marrëveshjet për Kyçje për tri projekte të energjisë së ripërtëritshme me kapacitet 99.6 megavat

Lexo më shumë