Search

KOSTT nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Operatorin e Sistemit dhe Transmisionit Slloven

22 Maj, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 2 minuta

KOSTT ka nënshkruar Marrëveshje për Bashkëpunimit me ELES, Operatorin e Sistemit dhe Transmisionit Slloven.

Kjo marrëveshje ka për qëllim shkëmbimin e njohurive dhe promovimin e iniciativave të përbashkëta në fusha të ndryshme që lidhen me qeverisjen korporative, funksionimin e rrjetit, planifikimin, integrimin e tregut, dhe zhvillimin e kapaciteteve, thuhet në deklaratën e KOSTT.

Delegacioni i KOSTT patën takime dhe prezantime nga drejtorët kyç si z. Jurij Klančnik, Drejtor i Divizionit për Operim të Sistemit të Transmisionit, z. Venčeslav Perko, Zyrtar Kryesor i Teknologjisë, z. Vid Pahor, Udhëheqës i Auditimit të Brendshëm, z. Uroš Salobir, Drejtor i Departamentit për Inovacione Srategjike, dhe z. Frank Amand, Zyrtar Kryesor i Teknologjisë së Operato, kompani në pronësi të ELES d.o.o. Gjatë këtyre takimeve, delegacioni u njoftuan nga afër rreth projekteve inovative të cilat ELES ka zhvilluar dhe është duke zhvilluar në fushën e transmisionit, teknologjisë së informacionit dhe sigurisë kibernetike. Përveç kësaj, delegacioni i KOSTT vizitoni edhe Qendrën për Diagnostifikime dhe Analiza në kuadër të ELES.

Me këtë rast z. Zeqiri u shpreh ‘’Ne besojmë se kjo përvojë do të na sigurojë njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të përmirësuar më tej operimet tona dhe për të forcuar partneritetin tonë ndërshtetëror, për të cilën dëshiroj të falënderoj z. Mervar dhe ekipin e tij për mikpritjen e ngrohtë si dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të cilat janë për tu vlerësuar lartë. Vështrimet dhe përvojat e vlerave të ndara nga ekipi juaj do të na shërbejnë për të kuptuar edhe më tej sfidat dhe mundësitë me të cilat përballet sektori jonë’’.