Search

KOSTT merr rolin e ri si operator i BRE-ve

December 20, 2024


Qeveria e Kosovës cakton KOSTT si Operator të Energjisë së Ripërtëritshme në Kosovë, hap i rëndësishëm për integrimin e suksesshëm të energjisë së pastër.

Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Promovimin e Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë, në prill të vitit 2024, në Kosovë janë krijuar akterë dhe përgjegjësi të reja për promovimin e përdorimit të Energjisë nga Burimet e Ripërtëritshme.

Qeveria i ka dhënë KOSTT-it përgjegjësinë për ushtrimin e kompetencave si Operator i Energjisë së Ripërtëritshme (OER). Përveç kësaj, KOSTT, do të vazhdoj të menaxhoj Fondin Mbështetës për Energjinë e Ripërtëritshme, sipas të cilit funksionojn skemat aktuale mbështetëse.

Në Shqipëri themelohet Operatori i Energjisë së Ripërtëritshme

Lexo më shumë

Përgjegjësitë e OER përfshijnë menaxhimin dhe monitorimin e rrjedhës së energjisë në burimet e pastër, si dhe promovimin e transparencës dhe efikasitetit në sektor energjetik. Ky zhvillim është një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të një sistemi energjetik të qëndrueshëm dhe të sigurt, që reflekton prioritetet strategjike të Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe reduktimin e ndotjes.

“Duke integruar energjinë diellore, energjinë me erë dhe burime të tjera të pastra, Kosova do të kontribuojë ndjeshëm në reduktimin e varësisë nga burimet tradicionale dhe në mbështetjen e qëllimeve globale për dekarbonizim. Përmes këtij hapi, synohet jo vetëm përmirësimi i sistemit elektroenergjetik, por edhe krijimi i mundësive të reja ekonomike dhe investuese për sektorin e energjisë së ripërtëritshme“, thuhet në njoftimin e KOSTT.