Kosovë: Rriten çmimet e karburanteve – Nafta arrin deri në 1.52€
13 Shtator, 2023

Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta
Rriten sërish çmimet e derivateve në Kosovë. Gjatë ditës së sotme një litarë naftë është tregtuar deri 1.52€.
Ndërkaq, vendimi i fundit i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës duket se nuk ka ndikuar fare për uljen e çmimeve.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka treguar për KosovaPress se këto ditë ka ngritje të çmimeve për karburantet.
Sipas Berjanit, çmimet e karburanteve janë përafërsisht këto: dizel 1.44 deri në 1.52€ për një litër, benzina 1.44 – 1.51€.
“Në këtë javë që shkoi kemi pas rritje të çmimit të derivateve në berëz dhe reduktim të prodhimit nga organizata prodhuese OPEC. Dhe kështu kemi pas një rritje të lehtë të çmimeve edhe në Kosovë”, theksoi ai për KosovaPress.
Ai thekson se çmimi i derivateve për standardin e qytetarëve në Kosovës është i lartë. Sipas tij, çmimi real për qytetarët tonë kishte me qenë 1€ për një litër naftë.
“Kjo nuk varet nga ne po as nga qeveria, çmimin e percakton berza dhe organizata prodhuese OPEC”, tha Berjani.
Megjithatë, ai thotë se në Kosovë çmimet janë më të lira se në rajon.
- Shqipëri: Dizelli 1.93€, benzina 1.91€
- Serbia: Dizeli 1.69€, benzina 1.76€
- Mali i Zi: Dizeli 1.59€, benzina 1.63€
- Bosna dhe Hercegovina: Dizeli 1.50€, benzina 1.49€
- Kroaci: Dizeli 1.59€, benzina 1.60 €
- Slloveni: Dizeli 1.66€, benzina 1.65€
- Maqedonia Veriore: Dizeli 1.35€, benzina 1.42€.
//Telegrafi