Konkurs për dy pozita të anëtarit të bordit të ZRRE, i hapur deri më 3 shkurt
January 29, 2023

Më 4 janar 2023, Ministria e Ekonomisë ka hapur konkursin për dy pozita për anëtarë të bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.
“Të dashur ekspertë e profesionistë të sektorit të energjisë, Aktualisht janë të hapura dy pozita për anëtarë të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE). Sektorit të energjisë i duhen ekspertë të aftë, të dedikuar e me integritet personal e profesional”, thuhet në postimin e Ministrisë në rrjete sociale.
Sipas shpalljes së publikuar, konkursi është i hapur deri më 3 shkurt.
“Ministria e Ekonomisë siguron që procedurat e përzgjedhjes të jenë të hapura, ofron konkurrencë jo-diskriminuese, objektive dhe transparente, duke u bazuar në një grup kualifikimesh dhe aftësish të përcaktuar më parë”, thuhet në shpallje.
Klikoni këtu për të mësuar më shumë rreth kërkesave si dhe për të aplikuar.