Search

Komunat e Ballkanit Perëndimor fillojnë zhvillimin e Planeve Lokale të Cilësisë së Ajrit

13 Shtator, 2021


Pas lansimit të Iniciativës për Rajonet e Ajrit të Pastër (CARI) në Forumin për Tranzicion të drejtë të mbajtur më 30 qershor 2021, përfaqësuesit e komunave pjesëmarrëse janë mbledhur në punëtorin dy ditore për të filluar punën rreth zhvillimit të politikave ambicioze lokale për kualitet të ajrit dhe masave në pajtueshmëri me synimet e deklaratës CARI.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të Komunitetit të Energjisë, ku është bërë e ditur se përgjatë punëtorisë të mbajtur më 8-9 shtator 2021 në Szeged, Hungari, komunat pjesëmarrëse kanë shkëmbyer praktikat e mira dhe eksperiencën me homologët e BE.

Tutje, përgjatë punëtorisë është bërë edhe prezantimi i masave të afta për të ulur ndotjen në ajër duke adresuar burimet më kritike të ndotjes sic janë ngrohja në amvisëri, industrinë dhe trafikun.

Për më tepër, punëtoria ka përfshirë edhe preznatime në tema të tilla si mbledhja e të dhënave, pjesëmarrja e publikut dhe teknologjitë e matjes së ndotjes së ajrit.

Me njohurinë e mbledhur gjatë punëtorisë së parë, komunat pjesëmarrëse mund të fillojnë zhvillimin e Planeve të tyre Lokale të Veprimit për Kualitetit të Ajrit.

Sekretariati dhe Qendra e Gjelbër e Ballkanit Perëndimor (Hungari) do të vazhdojnë që të mbështesin këtë proces përmes trajnimeve të rregullta, ndërtimin e kapaciteteve, shkëmbimin e njohurive dhe ngjarjet e rrjetëzimit gjatë gjithë vitit 2021.

Nënshkruesit pionierë të Iniciativës për Rajonet e Ajrit të Pastër janë komunat Banovići, Kakanj, Lukavac, Maglaj dhe Tuzla nga Bosnja dhe Hercegovina, Pljevlja nga Mali i Zi, Manastiri nga Maqedonia e Veriut dhe Niš dhe Novi Sad nga Serbia.