Kompania Frakton nga Kosova fillon operimin me 100% energji të ripërtëritshme
April 16, 2021

Kompania kosovare e zgjidhjeve të ICT-së – Frakton, ka njoftuar se i është bashkuar trendit të kompanive moderne në botë për të operuar 100% me energji të ripërtëritshme.
Sipas njoftimit të publikuar nga Frakton, me rritjen e kërkesës për shërbime të ICT-së për projekte të ndryshme, kompania ka pasur edhe rritje në kërkesë për energji elektrike.

Facebook arrinë objektivin e saj për 100 përqind energji të ripërtërishme
Prej tani, të gjitha qendrat e mbledhjes së të dhënave dhe databazat e Frakton do të përdorin energji elektrike të ripërtëritshme të prodhuar nga burimet e erës, ujit dhe ato solare.
‘Parnteri jonë gjerman ka kaluar 100% në energji të ripërtëritshme, që do të thotë se të gjitha projektet që mbështeten në shërbimet e Frakton të hostingut, ndër përparësitë tjera, tani edhe do të jenë në shërbim të mbrojtjes së mjedisit. Energjia elektrike e përdorur nga qendrat e të dhënave mbësthetet në burime të erës, ujit de solare. Bashkë me Frakton drejt një të ardhme më të pastër’, kanë shkruar përfaqësuesit e Frakto në Facebook.
