Kompani nga Kina dhe Polonia nënshkruajnë marrëveshje për termocentralin Ugljevik 3 në Bosnjë dhe Hercegovinë
July 01, 2021

Grupet ambientaliste kanë kërkuar nga Republika Srpska që të heqin koncesionin e Comsar për projektin e termocentralit me qymyr, Ugljevik 3, pasi dy firma të panjohura më parë nga Kina dhe Polonia nënshkruan një kontratë për ndërtimin e saj, ka raportuar Balkan Green Energy News.
China Electric dhe kompania polake-kineze Sunningëell International kanë shpallur një marrëveshje inxhinierike, prokurimi dhe ndërtimi (EPC) për Ugljevik 3 në Bosnjë dhe Hercegovinë, duke bërë që organizatat joqeveritare të nxisin autoritetet që të qartësojnë planet në lidhje me projektin e termocentralit të thëngjillit.
Të dy kompanitë e përfshira ishin të panjohura më parë, ndonëse Capital.ba kishte raportuar dy vite më parë për një interesim nga kompania polake-kineze.
Mirëpo, tashmë medium përmes burimeve të tyre në qeverinë e Republika Sprska ka kuptuar se Comsar Energy, koncesionari, e informoi se diskutimet po zhvilloheshin për një “marrje” të projekti.
Në anën tjetër, Comsar, e kontrolluar nga miliarderi rus, Rashid Serdarov, ka pohuar vetëm për faktin se është në negociata me “partnerë strategjik”.
Po zhvillohen diskutimet rreth një “marrje” të projektit, sipas një burimi qeveritar, ka raportuar Balkan Green Energy News.
Në këtë mënyrë, në janar të këti viti, qeveria në Banja Luka ka zgjeruar koncesionin, të nënshkruar në 2013, në 44 vite nga 33 sa ishte fillimisht, ndonëse Comsar kishte shkelur afatet. Termocentrali pritej që të ishte i përfunduar tashmë.
Republika Srpska, një nga dy entitetet që përbënë Bosnje dhe Hercegovinën, më herët ka lejuar kompaninë që të zgjerojë projektin nga 100MW në 700MW, në kundërshtim me Strategjinë e saj për Zhvillim të Energjisë.
Ambientalistët- Papritmas një shkop magjik kinez shfaqet nga asgjëkundi për një projekt tjetër që pritej të mbarojë keq që nga fillimi.
Në anën tjetër, qendra mjedisore e Banja Luka vë në dyshim qëllimet e paqarta të qeverisë së Republika Srpska.
Ata theksuan se ende nuk është zgjidhur kontrata me me partnerin fillestar, teksa papritmas shfaqet një palë tjetër e uritur për të zhvilluar projektin e termocentralit, që sipas tyre është vlerësuar të dështoj ende pa filluar.
“Projekti Ugljevik 3 ka dëmtuar sektorin e energjisë për shumë vite, dhe autoritetet në heshtje janë duke lejuar investitorët që të shkelin të gjitha kontrat dhe ligjet e mundshme. Papritmas një shkop magjik kinez shfaqet nga asgjëkundi për një projekt tjetër që pritej të mbarojë keq që nga fillimi. Ne pyesim vetën se pse Qeveria e Republika Sprska ende nuk ka zgjidhur kontratën me Comsar Energy, mirëpo edhe pyesim veten se kush është duke konsideruar termocentrale të reja të thëngjillit në një kohë të tranzicionit drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë dhe mbylljes së termocentraleve të thëngjillit”, kishte thënë Majda Ibrakovic nga Qendra Mjedisore e Banja Luka, raporton Balkan Green Energy News.
Qyteti i Ugljevik tashmë vetëm ka një termocentral privat të qymyrit, një nga pesë njësi të tilla në BiH. Katër të tjerët operohen nga ndërmarrje të kontrolluara nga qeveria.
Rishtazi një projekt për termocentral të qymyrit në Tuzla ka goditur një mur, teksa kontraktori kinez u mbeti i bllokuar kur General Electric doli me kusht.
BiH: Termocentrali në Ugljevik ndalon operimin e njësisë së desulfurizimit