Search

Kina nuk ka ‘asnjë zgjidhje tjetër’ përveç që të mbështetet në energjinë nga qymyri për momentin, thonë zyrtarë të vendit

29 Prill, 2021


Kina ka vendosur objektiva ambicioz për të ulur emetimet e karbonit, mirëpo nuk do të braktis energjinë nga thëngjilli së shpejti gjersa mban fokus të përqendruar drejt arritjes objektivave ekonomik.

Presidenti Xi Jinping ka thënë në Shtator se emetimet e karbonit të vendit do të fillojn të ulën deri në 2030, dhe ka shtuar se vendi do të arrijë neutralitet ndaj karbonit deri në 2060.

Ndërkohë, politikbërësit në vend janë duke e bërë të qartë se se rritja ekonomike mbetet prioritet kryesorë, dhe se rritja varet në masë të madhe nga energjia e gjeneruar nga thëngjilli.

BPV i kryeqytetit të Kinës, Pekin, ka një objektiv prej 6% këtë vit, një nivel që analistët thonë se do të lejoj autoritetet të adresoj probleme afatgjate siç janë nivelet e larta të borxhit shtetëror.

“Strutkura e energjisë së Kinës është e dominuar nga energjia nga thëngjilli. Ky është një realitet objektic”, tha Su Ëei, zëvendës sekretari i përgjithshëm i Komisionit për Zhvillim dhe Reform Kombëtar.

“Sepse burimet e ripërtërishme si energjia nga era dhe solare janë me ndërprerje dhe të paqëndrueshme, ne duhet të mbështetemi tek burimi stabil i energjisë”, tha Su.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër. Për një periudh të caktuar kohore, ne duhet të shfrytëzojm energjinë nga thëngjilli si një pikë rregullimi fleksibil”, shtoj ai tutje.

Ai pooashtu shtoj se thëngjilli është i disponueshëm, gjersa energjia e ripërtërishme në Kinë kërkon ende zhvillim.

Kina ka gjeneruar më shumë se gjysmën e energjisë nga thëngjilli në botë në 2020

Lexo më shumë

Vitin që lëmë pasë, Kina ndërtoi më shumë se trefishin e sasisë së kapacitetit të ri të energjisë së qymyrit se sa pjesa tjetër e botës së bashku

Gjatë samitit për klimë të mbajtur javën që lëmë pasë, Presidenti Xi bëri thirrje për bashkëpunim ndërkombëtar për të ulur emetimet e karbonit, duke shtuar se vende të ndryshme duhet të luajnë rol të ndryshëm në këto ulje.

Xi tha se Kina do të “kontrollojë në mënyrë rigoroze projektet e gjenerimit të qymyrit” dhe do të kufizojë rritjen e konsumit të qymyrit gjatë pesë viteve të ardhshme. Ai tha se reduktimet do të ndodhnin në pesë vitet pas kësaj.

Autoritetet kineze kanë shtrënguar kufizimet për emetimet e karbonit këtë vit në një mënyrë të synuar, si thirrja për ndërprerje të prodhimit në qendrën e prodhimit të çelikut në qytetin Tangshan.

Mirëpo, duket se Kina është ende në rritje e ndërtimit të termocentraleve me qymyr. Analiza nga Global Energy Monitor me bazë në Sh.B.A tregon se vitin e kaluar, Kina ndërtoi më shumë se trefishin e sasisë së kapacitetit të ri të energjisë së qymyrit ashtu si pjesa tjetër e botës së bashku.

Qeveria kineze synon të zvogëlojë pjesëmarrjen e karburantit të rëndë me karbon në konsumin e energjisë kombëtare në 20% deri në 2025, thanë analistët e China Renaissance në një raport muajin e kaluar.

Por ata poashtu vunë në dukje se rënia e kostove të energjisë së rinovueshme nuk është e mjaftueshme për të stimuluar një ndërrim të madh të industrisë.

Shtetet e Bashkuara dhe Kina bien dakord të bashkëpunojnë me urgjencë mbi krizën klimatike

Lexo më shumë