Search

Kina ka gjeneruar më shumë se gjysmën e energjisë nga thëngjilli në botë në 2020

30 Mars, 2021


Kina ka gjeneruar 53 për qind të sasisë së gjithmbarshme të energjisë elektrike nga thëngjilli në vitin 2020. Madje, statistikat tregojnë se Kina është i vetmi vend nga kombet G20 që ka shënuar një ngritje në gjenerim të energjisë nga thëngjilli.

Kina ka intensifikuar investimet në burimet e ripërtërishme por ende komisionin termocentrale të reja të thëngjillit

Pavarësisht instalimeve të 71.7 gigavatëve të reja të energjisë me erë dhe 48.2 gigavat të instalimeve të reja të energjisë solare, Kina përsëri përjetoi një ngritje prej 77 teravat për orë (TWh) në gjenerim të energjisë nga thëngjilli, apo 44 për qind më shumë se në vitin 2015.

Tutje, një raport nga grupi Greenpeace poashtu gjeti se Kina kishte komisinuar plot 38.4GW kapacitete të reja të thëngjillit në vitin 2020, përderisa qeveria ka aprovuar edhe projekte të reja me thëngjill me kapcitet prej 46.1 GW.

Përkundër Kinës, vendet tjera me pjesmarrje të madhe të gjenerimit nga thëngjilli kanë parë rënie në varësinë e tyre ndaj thëngjillit

Tutje, raporti Ember poashtu ka nënvizuar se katër vendet me gjenerimin më të lartë të energjisë nga thëngjilli pas Kinës kanë përjetuar një rënie të gjenerimit të energjisë nga thëngjilli në 2020, Japonia (-1%), India (-5%), Koreja e Jugut (-13%) dhe SHBA-të (-20%).

Përkunëdr uljes së vlerave, aktiviteti i gjenerimit të energjisë elektrike nga thëngjilli në SHBA nuk po zhduket.

Të dhënat e reja rreth thëngjillit nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) gjetën se gjenerimi nga thëngjilli në SHBA kishte përjetuar një rritje në pesë muajt e fundit. SHBA-të kanë gjeneruar 81.81 teravat orë energji elektrike, 3.9 për qind më shumë për dallim nga dhjetori apo 25.7 për qind krahasuar me vlerat e një viti më herët.

EIA poashtu ka theksuar se thëngjilli ka përfaqësuar 19.3 përqind të burimit energjetik në SHBA, krahasuar me gazin natyral me 40.3 përqind, burimet e ripërtërishme me 19.8 përqind, dhe energjinë bërthamore 19.7 përqind.