Search

KEK: Njësinë A4 largohet nga rrjeti

August 12, 2026


Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka bërë të ditur se njësia A4 e termocentralit Kosova A është ndalur në mënyrë të kontrolluar më 11.08.2026, në ora 00:00, pas evidentimit të disa parregullsive teknike në këtë njësi.

KEK njofton se ndalja është realizuar si masë parandaluese dhe në përputhje me kërkesat e sigurisë teknike, me qëllim të krijimit të kushteve të nevojshme për kontrollin dhe ndërhyrjet përkatëse në pajisje.

“Ekipet profesionale janë angazhuar menjëherë në vlerësimin e gjendjes teknike, identifikimin e shkakut dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme për eliminimin e problemit. Pas përfundimit të kontrolleve dhe ndërhyrjeve teknike, si dhe konfirmimit të kushteve të sigurta për operim, Njësia A4 do të rikthehet në punë”, thuhet në njoftim.

Me daljen e kësaj njësie nga rrjeti, KEK është duke operuar me njësinë A3 dhe B2 me kapacitet total prej 370MWh. Ku njësia A3 sipas Bliancit Vjetor të Energjisë Elektrik, është paraparë të shkoj në remont vjetor nga data 25 Gusht deri më 23 Shtator.

Nëse njësia A4 nuk rikthehet në operim deri atëherë atëher KEK do të jetë duket operuar me një njësi të vetme.
/Telegrafi