Search

KEDS zvogëlon humbjet në 14.6 për qind

10 Tetor, 2023


KEDS mbetet e përkushtuar që të luftojë dukurinë e keqshfrytëzimit, përkatësisht vjedhjes së energjisë elektrike. Vetëm gjatë muajit shtator kompania ka bërë gati 10 mijë kontrolle, nga të cilat kanë rezultuar që 582 sish ishin duke e vjedhur energjinë elektrike.

Si rrjedhojë e këtyre veprimeve të cdoditshme të KEDS-it, humbjet e energjisë elektrike në nëntëmujorin e sivjetëm kanë rënë në 14.6 për qind, një rënie për afro 1.5 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur ishin 16.1 për qind.

Kompania nuk do të ndalet me kaq. Ekipet e kontrollit në KEDS do të vazhdojnë të implementojnë kontrollet në tërë Kosovën në baza ditore me qëllim të zvogëlimit të mëtutjeshëm të humbjeve në rrjet.

Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Lusim të gjithë konsumatorët që të mos e keqshfrytëzojnë energjinë elektrike asnjëri nga ta dhe nëse e shohin ndonjë rast të dyshimtë ta lajmërojnë KEDS-in përmes numrit kontaktues: 0800 791 00, në rrjetet sociale të kompanisë apo direkt. Ne, i sigurojmë të gjithë që do t’ua ruajmë konfidencialitetin.

Me slloganin “Rryma t’kushton më lirë”, KEDS bën thirrje që rryma të përdoret në mënyrë të ligjshme, sepse pasojat nga keqpërdorimi i saj janë më të mëdha se zgjedhja e të qenit konsumator i përgjegjshëm.