Search

KEDS vazhdon vizitat në shkolla për të informuar nxënësit mbi kursimin e rrymës

18 Nëntor, 2022


Projekti i KEDS për informimin mbi kursimin e energjisë elektrike për nxënësit ka vazhduar sot në shkollat “Ismail Qemali” dhe “Pavarësia” të kryeqytetit.

Drejtoresha e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë, Mimoza Krasniqi, falënderoi dhe përgëzoi KEDS-in për këtë iniciativë.

“Nxënësit sot morën informata bazike dhe shumë të vlefshme që edhe ata të kontribuojnë dhe t’i praktikojnë këto këshilla kursimi në shkollë dhe shtëpi”, tha Krasniqi.

Një tjetër falënderim për KEDS-in ishte nga drejtori i shkollës “Pavarësia”, Shefki Rusinovci, i cili tha se kjo ligjëratë ishte shumë e nevojshme për nxënësit, të cilët është mirë të informohen dhe vedijësohen sa më shumë për kursimin e energjisë elektrike.

“Nëse këta fëmijë kur të shkojnë në shtëpi kanë me reflektu me këshillat e marra sot, për prindërit është dhurata më madhe nga ta, falënderoj edhe njëherë KEDS-in”, tha ai.

KEDS do të vazhdojë projektin edhe në komuna tjera të vendit.