Search

KEDS instalon qendrën e dytë të kontrollit SCADA

05 Korrik, 2024


Përveç qendrës kryesore të kontrollit, kohët e fundit KEDS ka instaluar edhe një qendër të tillë të re.

Me pajisje moderne e sisteme të avancuara dhe të integruara, kjo qendër e re e kontrollit SCADA, përveçqë do të bëjë monitorimin dhe kontrollimin e rrjetit elektrik shpërndarës në kohë reale, do të rrisë edhe efikasitetin operacional dhe atë të performancës.

Hapja e kësaj qendre të re të kontrollit, përtej përmirësimit të ofrimit të shërbimeve për konsumatorët tanë, shënon edhe një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e kompanisë drejt të qenët në hap me teknologjitë më të avancuara në fushën e energjetikës.