Search

KEDS prezanton 5 punime profesionale në Konferencën e CIGRE në Stamboll

18 Tetor, 2023


Një delegacion i përbërë prej inxhinierëve nga Kompania KEDS prej datës 10 – 13 Tetor 2023 kanë udhëtuar në Stamboll/Turqi me qëllim të pjesëmarrjes në Konferencën e 4-të të CIGRE SEERC me qëllim të prezantimit të 5 punimeve profesionale nga fusha të ndryshme të inxhinierisë elektrike.

Në këtë Konferencë, pjesëmarrësit nga KEDS njëkohësisht kanë përfaqësuar edhe organizatën vendore Komiteti Nacional CIGRE Kosovë – ku KEDS është njëri prej themeluesve të saj, e cila është anëtare e organizatës regjionale SEERC (angl. South East Europian Council) që nga viti 2017.

Në ditën e parë, z. Avni Alidemaj si Kryesues i Bordit të KN CIGRE Kosovë ka marr pjesë në takimin e Bordit Menaxhues dhe Komitetit Këshillues Teknik të SEERC, që është mbajtur me 10 tetor 2023, si përfaqësues dhe i deleguar nga CIGRE Kosovë.

Gjatë dy ditëve tjera të mbajtjes së Konferencës (11-12 Tetor 2023), nga përfaqësuesit e KEDS janë prezantuar gjithsej 5 punime (në ditën e dytë, 2 punime janë prezantuar nga zonj. Drenusha Gashi, ndërsa në ditën e 3_të punime kanë prezantuar zonj.

Sidorela Dodaj, Zonj. Eliona Aliu dhe si poster prezantim Zonj. Lendita Shatri dhe Jehona Bunjaku, gjithashtu është bashkëkryesuar sesioni “Distribution Systems and Smart Grids” nga zot. Avni Alidemaj, si dhe është marr pjesë në cilësinë e njërit prej tre panelistëve të sesionit “Karakteristikat e NGN: Çfarë mund të na ofrojë një NGN”, nga zonj. Drenusha Gashi.

Në këtë konferencë është bërë dorëzimi i vendimit për udhëheqjen e organizatës rajonale SEERC në dy vitet e ardhshme nga CIGRE Turkiye tek CIGRE Bosnjë e Hercegovina për periudhën 2023 – 2025. Po ashtu, është bërë edhe caktimi i kryesimit/udhëheqjes të SEERC për periudhën 2025 – 2027 nga CIGRE Kroacia.

Pjesëmarrja e përfaqësusve të KEDS në këtë Konferencë është vlerësuar shumë lartë si nga organizatori i konferencës CIGRE Turkiye, ashtu edhe nga drejtuesit e CIGRE Kosovë.

Konferenca ka përfunduar punimet në orët e mbrëmjes të datës 12 Tetor 2023 përmes një ceremonie përmbyllëse.