KEDS me investime në lagjen Dardania në Prishtinë
December 02, 2024

KEDS ka njoftuar se janë afër fundit punimet në lagjen Dardania të linjës së re nëntokësore dhe konvertimin e saj nga 10kV në 20kV.
‘Ky është një projekti është i rëndësisë kapitale, sepse me implementimin e tij konsumatorët tanë në këtë lagje, njëjtë si në lagjet e tjera të Prishtinës, do të kenë besueshmëri dhe siguri në furnizim dhe në rrjet për dekada me radhë’ thuhet në njoftimin e KEDS.
Si pjesë e projektit është realizuar energjizimi i kabllos së re, si dhe ndërrimi i një transformatorit dhe një kthinës. Kalimi nga 10kV në 20kV, mundëson që rrjeti të përballoj ngarkesa më të mëdha. Faktor i rëndësishëm sidomos gjatë kohës së dimrit.