Search

KEDS me investim në Vushtrri, zgjidh problemin e energjisë elektrike për shtatë fshatra

14 Shtator, 2021


KEDS po bën të gjitha përgatitjet në terren për stinën e dimrit, duke qenë në çdo kohë në shërbim të të gjithë konsumatorëve në Kosovë. Meqenëse jemi afër fillimit të rënies së temperaturave, kompania ka shtuar tempon e investimeve edhe në fshatrat Oshlan, Pantinë, Shtitaricë, Duboc, Beçiq, Galicë dhe Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë.

Ky investim që është planifikuar të përfundojë në muajin tetor, po bëhet në largpërçuesin 10 kV të stacionit hekurudhor, që do të jetë në një distancë prej 5.5 km, dhe do t’u shërbejë rreth tre mijë banorëve të këtyre fshatrave.

Ekipet e KEDS fillimisht kanë nisur largimin e shtyllave të vjetra që kanë qenë të vendosura në zona fushore, për t’i zëvendësuar ato me shtylla betoni në afërsi të rrugës.

E gjithë kjo për të rritur sigurinë për furnizim të qëndrueshëm dhe kualitativ, por edhe duke e bërë më të lehtë intervenimin e ekipeve tona në raste të avarisë, pasi që zonat fushore shpeshherë nuk kanë qenë të qasshme për makineritë e rënda, dhe ekipet e KEDS janë obliguar që të gjithë punën ta kryejnë fizikisht.

Kujtojmë që fshati Oshlan është nga vendet e para që është elektrifikuar në Komunën e Vushtrrisë, ndërkaq tani po investohet në largpërçuesin e tensionit të mesëm duke i dhënë pamje edhe më të mirë këtij fshati.

Mbi pesë mijë banorëve në Deçan u zgjidhet problemi me energji elektrike

Lexo më shumë