Search

KEDS dhe KESCO merrin pjesë në Forumin e Komunitetit të Energjisë në Athinë

27 Qershor, 2023


Leximi i këtij artikulli zgjatë: 3 minuta

Përfaqësuesit e KEDS dhe KESCO marrin pjesë në Forumin e 28-të të Komunitetit të Energjisë Elektrike, i mbajtur gjatë këtij muaji në Athinë, Greqi , si njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme të sektorit energjetik në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Kjo ngjarje prestigjioze bashkon ekspertët e industrisë së energjetikës, politikë bërësit, inovatorët dhe studiuesit e fushës për të eksploruar të ardhmen e sektorit të energjisë dhe zhvillimet kryesore në rajon, thuhet në deklaratën e KEDS

Objektivi kryesor i Komunitetit të Energjisë është të zgjerojë rregullat dhe parimet e tregut të energjisë së BE-së mbi bazën e një kornize ligjore funksionale për të gjitha shtetet anëtare.