Japoni, tritiumi në ujin e detit rreth centralit Fukushima “nën nivelin e detektueshëm”
September 26, 2023

Tokio ka kryer pesë hulumtime që nga lëshimi i mbetjeve bërthamore nga termocentrali bërthamor Fukushima më 24 gusht.
Japonia njoftoi sot se niveli i tritiumit në ujin e detit rreth termocentralit Fukushima, pas fillimit të lëshimit të mbetjeve bërthamore muajin e kaluar, “mbeti nën nivelin e detektueshëm”, transmeton Anadolu.
Pas javës së pestë të kërkimit, Ministria japoneze e Mjedisit njoftoi se përqendrimi i tritiumit në të gjitha pikat ishte nën nivelin minimal prej 10 bekerel për litër.
Një muaj pasi Tokio filloi hedhjen e mbetjeve bërthamore në det, zyrtarët japonezë thanë se nuk ka patur ndonjë ndryshim të madh në çmimin e produkteve të peshkut.

Uji i centralit bërthamor tragjik Fukushima do të lirohet në oqean së shpejti
Sipas transmetuesit publik japonez NHK, ministria mblodhi mostra të martën nga 11 pika pranë bregut të prefekturës Fukushima.
Më 24 gusht, Tokio filloi lëshimin e ujit radioaktiv të trajtuar nga termocentrali i dëmtuar i Fukushima Daiichi, duke shkaktuar një reagim të ashpër nga Kina dhe partitë opozitare në Korenë e Jugut dhe Ishujt Solomon.
Pekini ka vendosur ndalesë totale për importet e ushqimeve të detit nga Japonia.
/aa.com.tr