Search

Ismajli për krizën globale energjetike: një prej faktorëve është keq-menaxhimi i periudhës së tranzicionit energjetik

December 20, 2021


Kriza energjetike ka kapluar edhe Kosovën në javët e fundit si rezultat i cmimeve të larta të importit të energjisë elektrike, për të plotësuar hendekun e krijuar nga pamjaftueshmëria e prodhimit nga kapacitetet e brendshme energjetike në vend.

Këto komente, Fadil Ismajli i dha gjatë diskutimit në Blic Interview.

Ismajli tregon faktorët që ndikuan në krizën energjetike në Evropë

Ish-drejtori i KEK, KOSTT, në cilësinë e ekspertit të energjisë, Fadil Ismajli, vlerësoj se bota është ngutur paksa në tranzicionin energjetik drejt burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Ndërsa theksoi se Kosova e kishte të pamundur të mos ndikohej nga kjo krizë, Ismajli tha se edhe vende shumë më stabile për nga energjia elektrike, dhe që me kohë kanë planifikuar kapacitetet energjetike dhe sigurinë e furnizimit me energji elektrike janë ndikuar.

“Kjo krizë globale ka ardhur si rezultat i disa faktorëve në botë që kanë ndikuar. Sipas meje, dhe sipas asaj që normalisht shohim dhe lexojmë, një prej faktorëve është menaxhimi jo adekuat i kësaj periudhës tranzicionit në energjinë elektrike”, tha Ismajli.

“Si duket këtu ka pasur një nguti ndoshta të themi, që duke dashur sa më parë të kalojmë në energji e cila është ‘environmentally friendly’ për ambientin më e përshtatshme, janë ngutur edhe në Evropë sidomos me ndaljen e shumë termocentraleve të cilat prodhojnë me thëngjill, por edhe me mazut e kështu me rradhë”, tha ai ndër të tjera.

Prodhimi nga era, më i ulët se 50 vitet e fundit

Ai nënvizoi prodhimin e mangët këtë vit të energjisë nga era, që sipas Ismajlit ka arritur nivelet më të ulëta në 50 vitetet e fundit, si një faktor në ndikimin e mungesës së prodhimit të energjisë elektrike.

“Në këtë rast me këtë nguti e cila ka shkaktuar këtë krizë, e ka ndihmuar edhe më tepër problemi i energjisë nga era. Sidomos Evropa bazohet tek mullinjtë me erë të cilët janë të instaluar në detin verior, ku këtë vit për cudi edhe papritur ka pasur erë diku 30 deri 35% më pak se sa në vitet e kaluara. Bile, llogaritet dikun në 50 vitet e fundit, asnjëherë nuk ka pasur më pak erë se sa që ka pas këtë vit”, theksoi ai.

Tutje, ai theksoi poashtu edhe potencialin dhe rolin gjeopolitik të energjisë si mall në tregjet botërore, ku shtetet furnizuese të gazit, sic është Rusia, kanë shfrytëzuar mundësinë për të krijuar luhatje të cmimeve në tregjet e furnizimit me gaz.

“Në këtë rast, përvec faktorit të tretë që unë e llogarisë, është normalisht edhe faktori gjeopolitik, ndikimi i Rusisë meqënëse pjesa dërrmuese e gazit vije nga Rusia, Irani, dhe vendet e tjera të lindjes”, tha ai.

“Dhe duke pasur këtë prodhim të munguar të energjisë elektrike, nga mullinjtë me erë dhe energjia e ripërtëritshme, shtetet Evropianë zakonisht i mbajnë rezervat me gaz të plota kanë shepnzuar gazin para kohës”, tha ai.

“Zakonisht në sezonën e dimrit hyhet me 90-95 për qind të rezervave të gazit të mbushura, këtë vit kanë hyrë me 70 për qind”, theksoi Ismajli.

Ismajli: Rritja e cmimeve të energjisë elektrike është vonuar

Në lidhje me rritjen potenciale të cmimit të energjisë elektrike, Ismajli duket se nuk i druhet asaj.

Përkundrazi, ai theksoi se cmimet është dashur të ngriten më herët, duke sqaruar se cmimet janë mbajtur të ulëta në mënyrë artificiale, për arsye të ndryshme vuri re ai.

“Cmimet e energjisë elektrike aktualisht në Kosovë janë më të ulëtat në rajon, mos të flasim për Evropë”, tha Ismajli.

“Kosova edhe pa këtë krizë energjetike ka qenë në rrugë të afrimit të një krize e cila shkaktohet prej brenda, cka domethonë kjo? Në rend të par cmimet e energjisë elektrike në Kosovë ka pothuajse dhjetë vjet që në mënyrë artificiale janë mbajt shumë të ulëta. Arsyet dihen, politika, problemet sociale, e kështu me rradhë”, tha ai.

“Kjo e ka mbajt një qetësi sociale të themi, këto cmime të ulëta, mirëpo në anën tjetër, në afatgjatë, në esencë edhe te qytetari edhe tek konsumatori ndikon negativisht në atë që qytetari të orientohet për plotësimin e nevojave të veta për energji elektrike apo me energji elektrike, me metoda apo mënyra më të lira”, theksoi ai.

Cmimet e ulëta ndikuan keq në sjelljen e konsumatorëve

Në këtë kuptim, ai sqaroi se qytetarët apo konsumatorët në saje të cmimeve të ulëta të energjisë elektrike asnjëherë nuk ka ndjerë nevojën për të investuar në masa të tjera për të ulur konsumin e tyre, sic janë izolimet e shtëpive apo edhe pajisje më eficente për ngrohje.

“Duke qenë e lirë energjia ai nuk është brengos shumë që të pajiset me pajisje eficiente, nuk është brengos shumë që të bëjë izolime”, tha ai.

“Meqënëse ka ndryshuar edhe struktura e tarifave tek ne, gabimisht për mendimin tim, kanë hequr bllok tarifat e kanë barazu cmimin e verës me të dimrit të energjisë elektrike”, tha Ismajli.

“Këto automatikisht kanë ndikuar që qytetarët mos me pas ndonjë incentivë ndonjë nxitje me mendu që me gjetë zgjidhje tjera më të lira dhe më të mira pa heq dorë prej komiditetit të vet”, tha ai.

“Unë mendoj që duke i përpilu tarifa të cilat në zhargonin energjetik quhen tarifa reflektojnë në kosto për me prodhu at megavat, ne do ta ndihmojmë edhe konsumatorin sepse në qoftëse konsumatori e sheh që tarifa po ngriten 2, 3 apo 4 për qind, nëse jo vitin e parë, të dytin ka me fillu me mendu cka duhet me bo që me shpenzu më pak energji por pa hek dorë nga komiditeti të cilin e ka”, tha Ismajli.

Blloqet e termocentraleve bien edhe verës, por ndikimi i tyre ndjehet më shumë gjatë dimrit

Ndërkaq, sa i përket reagimeve të shumta se pse gjithmonë po shfaqen problemet energjetike në kohën e dimrit, kohë kur rëndësia e furnizimit përbënë një rëndësi më të theksuar për shkak të nevojës për t’u ngrohur, Ismajli theksoi se problemet apo rënia e blloqeve ndodhë edhe gjatë verës.

Mirëpo, ai sqaroi se kjo nuk ndjehet në mënyrë kaq të theksuar si dimrit, për arsye se kërkesa është më e ulët.

“Kësaj të ja shtojm edhe atë që normalisht në kohë dimrit elektranat tona, edhe ashtu të brishta, nuk mundet mos me të ndodhë mos me ra blloqet në këtë periudhë”, tha ai.

“Disa po thonë pse nuk po bien verës por po bien dimrit? E vërteta është që edhe verës bien, mirëpo verës nuk ndihet aq shumë sa ndihet dimrit, meqenëse qytetarët tonë gjithnjë e më shumë, janë duke shfrytëzuar energjinë elektrike për nxemje, duke mos pasur ndonjë alternativë tjetër”, tha Ismajli.

Ismajli: KEK-u duhet me e pagu atë sasi të rrymës që kemi importu për shkak se ka ra blloku

Mirëpo, ai zbuloi për laikët dhe atyre në mungesë të informatave se mungesa e prodhimit për arsye të rënieve të blloqeve nga asetet energji prodhuese të KEK, si Kosova A, janë përgjegjësi e po kësaj korporate.

“Ky 10% import, fatkeqësisht, është import i cili bëhet në periudhat më kritike në dimër, sepse atëherë nuk kemi prodhim të mjaftueshëm”, tha ai.

“Ramja e një blloku, nëse është ramje e pa planifikume e paparashikume, nuk është një ngarkesë për furnizuesin, nuk është ngarkesë për KEDS/KESCO, sepse këto quhen jobalance, dhe këto jobalance i kompenson jo furnizuesi, por i kompenson ai i cili që e shkakton jobalancin, pra KEK-u duhet me e pagu atë sasi të rrymës që kemi importu për shkak se ka ra blloku”, sqaroi Ismajli.

“Tash si qëndron KEK-u me mejte unë nuk e di, por jam i bindur që në këtë rast përvec një korrigjimi që duhet të bëhet bërë në tarifa, e që rregullatori është duke bërë një shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave deri në periudhën e rregullt tarifore që vije në prill, unë jam i bindur që nëse vazhdon kështu, e që po shihet që do të vazhdoj, do të nevojitet edhe ndihmesa ose intervinimi i qeverisë me mjete shtesë në formë subvencionit të konsumatorit jo të ndërmarrjes”, tha ai.

Rreth asaj se pse duhet të subvencionohet një operator privat në sektorin e energjisë, në këtë rast KEDS/KESCO, Ismajli theksoi se kjo gjë nuk përbënë dicka të pazakontë në botë.

“Pa hy në atë a është privatize KEK’u, a ka qenë mirë apo nuk ka qenë mirë, një e vërtet qëndron këtu, që në këso situate as KESCO nuk munden me i mbulu, ose nuk munden me e përballu këtë cmim të importit i cili egziston. Dhe patjetër që duhet me e intervenu. Egziston një rregull e cila quhet rregulla për lejimin e të hyrave maksimale të një operatori, dhe atë ekziston edhe për KOSTT’in edhe për KESCO’n, për furnizuesin dhe shpërndarjes e energjisë elektrike”, nënvizoi ai.

“Dhe atje ekziston një kufi deri ku furnizuesi duhet me e përcjellë ngritjen e cmimeve të energjisë elektrike, më tutje ai fillon me hy në zonën ku do të filloj të gjeneroj humbje dhe sigurisht që ai nuk do të vazhdoj më tutje”, tha ndër të tjera.

“Në këso raste, në fillim kur është dicka emergjente, një qeveri në botë intervenon. Kemi pasur kriza në Amerikë, ku shteti ka financuar korporatët dhe bankat multinacionale leremo furnizimin e qytetarëve”, sqaroi ai.

Sa mundet me llogarit Kosova në burime të ripërtëitshme?

Për këto, është shumë e rëndësishme aspekti gjeografik, theksoi Ismajli, duke sqaruar se projekte të tilla duhet të shtrohen ne rrafshe më të gjera gjeografike në mënyrë që rajone të ndryshme mund të kompensojnë njëra tjetrën në bazë të kushteve atmosferike që mbizotërojnë në ato momente.

“Burimet e ripërtëritshme quhen burime intermitente, do të thotë burime të cilat nuk mundesh me i paraparë, nuk mundesh me e bazu me ndezë dritën në shtëpi dhe nuk ka dritë, pse ska dritë, sepse spo fryen era jashtë, ose ditën nuk mundesh me lëshu stufën sepse nuk ka diell”, ironizoj Ismajli.

“Burimet e ripërtëritshme janë burim me të vërtet i rëndësishëm, janë ekologjikisht të pranueshme. Por, kur munden me ardhë ato në shprehje më së shumti? Munden me ardhë vetëm në zona gjeografikisht shumë të mëdha. Do të thotë, sot nuk ka diell në Kosovë por ka në Kroaci, ti e shfrytëzon qat energji prej atje”, tha ai.

“Mirëpo, sidomos Ballkani e Evropa Juglindore, as Evropa nuk po mundet me mbrri, e leremo ne një bashkëpunim të tillë regjional”, tha ai.

“Duhet të ndërtohen ekstra linja transmetuese të cilat munden me duru një qarkullim më të gjerë”, theksoi ai.