Search

Ish-punëtorët e KEK-ut në protestë, kërkojnë kthimin në punë

02 Maj, 2024


1 Maji u përcoll me protesta edhe nga ish-punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës.

Ish-punëtorët e KEK-ut kanë protestuar sot para Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për kthim në punë.

Përfaqësuesu i protestuesve, Enver Sadiku, ka bërë të ditur se janë mbi 160 punëtorë që kanë mbetur pa punë tash e dy vite.