Search

Instalimi i Paneleve solare në Kosovë, trend në rritje të vazhdueshme

05 Prill, 2023


Viti i kaluar ka shënuar një rritje të madhe të numrit të kërkesat për instalimin e paneleve solare në çati.

Rritja e vetdijësimit ndaj ndikimeve mjedisore, nevoja për përmisim të efiçiencës si dhe ndërprerjet e energjisë të shkaktuar nga mungesa e furnizimit gjatë vitit 2021 dhe 2022 kanë treguar një rritje të dukshme të instalimit të sistemve solare në çati në Kosovë.

Në mënyrë pothuajse intuitive bizneset private, institucionet publike si dhe banorë të shtëpive kanë instaluar panele solare në çatitë e tyre. Tregu i tyre është mjaft i gjerë ku në Kosovë mund të gjenden panele vendore apo të importuar nga rajoni dhe më gjerë. Si dhe ka një gamë të madhe të instaluesve të panele solare.

Procedurat byrrokratike shpesh herë e bëjnë procesin e instalimit të gjeneratorëve të BRE në Kosovë proces mjaft të pakëndëshëm. Megjithatë në vend po shihet që ka dëshirë dhe vullnet për realizimin e kërkesave të tyre.

Rritja e numrit të kërkesave

Është treguar rritje në numrin e kërkesa të parashtruar në KEDS, ZRRE dhe komunat përkatëse për të fituar statusin Konsumatorët Vet-Prodhues, apo Prosumatorët. Siç mund të shihet në grafin në vijim numri i kërkesave është shumëfishuar vitin e kaluar.

Shumica e kërkesave të parashtruara janë të realizuara nga bizneset. Bizneset përveq numrit më të madh të kërkesave instalojn dhe sisteme me kapacitete të mëdha. Kjo vjen si pasoj e hapsirave më të mëdha të çative për të vendosur panelet si dhe nevojës më të madhe për energji. Mirëpo nuk duhet të nënvlersuar dhe numri i kërkesave të realizuar nga konsumatorët shtëpiak, të cilët përbëjnë 1/3 e kërkesave.

Kurse komunat me fluksin më të madh të kërkesave janë Prishtina, Gjakova dhe Ferizaj, respektivisht.

Deri më tani Skema Mbështetëse për Gjeneratorët e Burimeve të Ripërtëritshme të Energjisë është legjislacioni i cili rregullon konsumatorët vet-prodhues. Mirëpo së shpejti pritet të futet në fuqi Rregulla për Vet – Konsumatorët me Burime të Ripërtëritshme. Sipas kësaj rregullor prosumatorët që do të përfshihen në skemën mbështetëse do të kalojn nga rimbursimi sipas neto-energjisë, në faturim-neto. Gjithashtu, parashihet dhe dhënja e statusit Prosumatorë dhe për konsumatorët e kyçur në nivelet e mesme dhe të larta të tensioni.

Instalimet jashtë regjistrave

Mirëpo prosumatorët përbëjnë vetëm një pjesë të instalimit total të sistemve solare në Kosovë. Një numër i madh i sistemeve nuk realizojnë lidhjen me rrjet dhe si të tilla nuk fitojnë statusin Prosumatorë. Këto sisteme lidhen me instalimin elektrik të shfrytëzuesit i cili e përdorë energjin e prodhuar nga panelet dhe në rastet kur ka tepricë nuk e liron atë në rrjet. Konsumatorët e rrjeteve elektrike të cilët kanë panele të instaluara në objektet e tyre dhe nuk lidhen në rrjet nuk kanë ndonjë obligim ligjor të lajmërojn instalimet e kryera. Këto sisteme nuk regjistrohen në regjistrat e ZRRE, prandaj numri i saktë i gjeneratorëve të BRE që instalohen nëpër shtëpitë dhe bizneset në Kosovë nuk dihet.