Search

Hidrogjeni përballë baterive elektrike, James May nga Grand Tour jep përmbledhjen më të mirë që keni lexuar

March 02, 2021


James May nga ‘Grand Tour’, një ndër serialet më të ndjekura dhe më të pëlqyera televizive për të apasionuarit e makinave, ka shkruar një përmbledhje shumë interesante dhe informuese për avantazhet dhe disavantazhet e automjeteve elektrike me hidrogjen dhe të atyre elektrike me bateri, si ato të prodhuesit të mirënjohur Tesla.

Në kuadër të investimeve të vazhdueshme në teknologjinë e hidrogjenit, ky karburant shifet si shpresa për zgjidhjen e problemeve jo vetëm për makina, por edhe për fabrikat prodhuese tëtyre, shtëpitë dhe të gjitha nevojat tjera energjetike që ky burim mund të mbulojë.

Si ndër pronarët e paktë të makinës ‘Toyota Mirai’ me hidrogjen, May sqaroi se në shumë aspekte kjo makinë duket të jetë një makinë tipike e Toyota, por nuk duket të jetë edhe shumë i emocionuar me të.

Toyota Mirai e James May ka 152 kuaj fuqi, është e ndërtuar mirë he mjaftueshëm e izoluar ndaj zhurmës së erës. Sipas May, vozitja me makinë mund të konsiderohet si e këndshme dhe e qetë.

Sipas May, hidrogjeni ende vlerësohet si burim inferior kur krahasohet me makinat që funksionojnë me bateri elektrike, e sidomos nga adhuruesit e Tesla’s.

Rimbushja e baterive elektrike më e lehtë, por më e ngadalshme

May tha se rimbushja e makinave elektrike është shumë më e lehtë, krahasuar me ato të hidrogjenit.

‘Rimbushja e automjetit elektrik me bateri do të thotë që ta fusësh në prizë, në hapësira karikuese publike apo edhe në shtëpi, ato mund të përdorin infrastrukturën ekzistuese për rimbushje – rrjetin kombëtar elektrik’, sqaroi May.

Mirëpo, për të rimbushur një automjet me hidrogjen është më e vështirë të gjesh hapësira të përshtatshme për rimbushje, pasiqë vetëm 12 sosh ekzistojnë aktualisht në Britani.

Cka është më e rëndësishme është se me një rezervuar të mbushur me hidrogjen mund të udhëtosh deri në 482 kilometra, që për veturën e tij ka kosto prej rreth 60 funtash Britaneze. Kjo kosto është dukshëm më e shtrenjtë se kostoja e rimbushjes së një baterie elektrike për të udhëtuar të njejtën distancë.

Automjetet me bateri elektrike janë poashtu më efiçente, ku afro 70 deri në 80 përqind e energjisë që lirohet nga stacioni i mbushjes arrin në baterinë e automjetit. Ndërsa për makina me hidrogjen, këto shifra përgjysmohen në 35 deri në 40%, për arsye të energjisë që nevojitet për të nxjerr dhe kompresuar atë, kishte theksuar May në shkrimin e tij.

Mirëpo May është mjaft mirë i njoftuar edhe me mangësitë e automjeteve elektrike, me theks të veçantë zhvillimet e ngadalshme në avansimin e tyre. Ndërsa avansimet e mëdha në teknologjinë e baterive janë të ngadalshme, May thotë se ato janë të padobishme për transportin e mallërave dhe në aviacion.

E ndërsa rimbushja është më e lehtë për makina elektrike, ajo zgjatë dukshëm më shumë se rimbushja e makinave me hidrogjen.

Bateritë paraqesin zgjidhje vetëm për veturat, ndërsa hidrogjeni është e ardhmja e dekarbonizimit të gjithçkaje

James May, nodnëse i pasionuar pas makinave, duket të jetë mjaft i informuar edhe për çështjet mjedisore karshi sfidave të gjenerimit të energjisë nga burimet e ripërtëritshme.

Ai shprehet i bindur se hidrogjeni mund të ofrojë zgjidhje për të gjitha çështjet.

‘Është i përshtatshëm jo vetëm për aviona dhe transport të mallrave, por edhe për fabrikat që prodhojnë automjetet elektrke, dhe hidrogjeni një ditë mund të nxirret edhe nga uji me anë të elektrolizuesve, duke përdor kështu energji të pafund të energjisë së ripërtërishme’, tha May.

‘Hidrogjeni mund të zëvendësoj edhe gazin që përdoret në rrjetin kombëtar të energjisë, i cili është tri herë më i madh se rrjeti elektrik’, sqaroj May.

Në përfundim, May poashtu shprehi besimin e tij se hidrogjeni paraqet një zgjidhje afatgjate dhe gjithëpërfshirëse për problemin botëror të energjisë së ripërtërishme, përderisa bateritë zgjedhin vetëm nje problem, atë të automjeteve.

‘Hidrogjeni nuk është një zgjidhje shumë e mirë për dekarbonizimin e sektorit të makinave. Makinat me bateri janë shumë më të mira për këtë. Përkundrazi, makinat me hidrogjen janë thjeshtë pjesë e një vizioni shumë më të madh të energjisë me qëllim të dekarbonizimit të gjithçkaje. Për atë arsye mendoj se ia vlen të ndiqet’, kishte përfunduar themeluesi i Grand Tour, James May.